Erdogan uroi që muaji i Ramazanit t’i sjell dobi botës islame dhe njerëzimit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) uroi që muaji i shenjt i Ramazanit t’i sjell dobi botës islame dhe gjithë njerëzimit.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Në fjalën e tij Erdoan theksoi se muaji i Ramazanit është muaji i solidarizimit, ndërsa shtoi: “Islami, i cili është feja e paqes ndalon rreptësishtë të gjitha llojet e së keqes, të gjitha llojet e mizorive, ndërsa nxit solidarizimin. Sikur ne të mund ta vlerësojmë ashtu si duhet muajin e Ramazanit do të ishim të lumtur”.

Erdoan shtoi se duhet të mbahet një qëndrim i përbashkët dhe i sinqertë kundër vrasësve që derdhin gjakun e myslimanëve në këto ditë të shenjta siç janë Izraeli, regjimi i Beshar Esadit në Siri, Abdulfetah Es-Sisi, i cili erdhi në pushtet me grushtet në Egjipt dhe kundër vrasësve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ai tërhoqi vëmendjen se për 35 vjet terroristët në territoret e Irakut kanë vendosur kurthe kundër Turqisë, ndërsa kohëve të fundit janë duke u hedhur hapat në drejtim të grabitjes të të drejtave të Turqisë në Qipro, Mesdheun Lindor dhe Egje.

Kreu i shtetit turk gjithashtu shtoi se prapa mospranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian edhe pse i ka plotësuar të gjitha përgjegjësitë që i takonin, qëndron një mendje e fiksuar.

Presidenti Erdoan bëri të ditur se politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon me këmbëngulje dëmtojnë interesat e Turqisë dhe e kërcënojnë me sanksione, ndërsa shtoi se Turqia dhe populli turk janë duke luftuar për lavdinë, dinjitetin, drejtësinë e umetit dhe tërë njerëzimit.

Erdogan u bëri thirrje të gjithëve që në këto ditë të shenjta të bëjnë lutje për një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe më të sigurt për umetin dhe tërë njerëzimin.

“Zoti ynë na mëson që së bashku me vështirësi vijnë edhe lehtësimet. Duke patur vazhdimisht në mendje se fuqia jonë më e madhe janë faljet dhe lutjet që ne i bëjmë në mënyrë të sinqertë, ne do t’i vlerësojmë në mënyrë sa më të mirë këto ditë e shenjta”, bëri të ditur Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne