Erdogan uron kryeministrin e zgjedhur të Pakistanit

Nga: Kubra Chohan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përgëzoi të martën kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në telefon, sipas disa burimeve.
Khan falenderoi Erdoganin, duke e quajtur udhëheqjen e tij si shembull për botën islame.

Duke konfirmuar raportet, Ambasada e Pakistanit në Ankara shkroi: “Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan telefonoi kryetarin e Pakistanit Tehreek-in-Insaf (PTI) Imran Khan dhe e përgëzoi atë për fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme, të dy liderët ranë dakord të promovojnë më tej lidhjet ekzistuese vëllazërore . ”
Media shtetërore në Pakistan njoftoi se Erdogan i uroi gjithë të mirat qeverisë së ardhshme.

Pakistani dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe qeveria e re do t’i forcojë më tej këto lidhje, tha Khan.

Pakistani zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme më 25 korrik, ku PTI u shfaq si parti e vetme e shumicës.

Burimi: AA/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne