Erdogan: Ushtria turke gati për të hyrë në qendër të distriktit Afrin të Sirisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri me dije të premten se trupat e mbështetura nga Turqia kishin rrethuar qendrën e qytetit Afrin në Sirinë veriperëndimore dhe ishin gati të hyjnë në çdo moment si pjesë e operacionit “Dega e Ullirit”.

“Objektivi i tanishëm është Afrini. Kemi arritur në një pikë të mirë. Është siguruar një zonë rreth 815 km2. Aktualisht, qendra e distriktit Afrin është e rrethuar. Jemi gati të hyjmë në çdo moment”, deklaroi Erdogan nga Ankaraja, gjatë inaugurimit të Akademisë së Politikave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet.

“Ne s’jemi në këto territore për pushtim”, theksoi kreu i shtetit turk duke tërhequr vëmendjen se do t’i pastrojnë këto territore nga ata, që aspirojnë t’i pushtojnë, ndërsa më pas do t’ua dorëzojnë pronarëve të tyre të vërtetë.

Ai shtoi se një total prej 3.171 terroristësh janë “neutralizuar” në Afrin që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në Sirinë veriperëndimore.

Zyrtarët turq përdorin shpesh fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, kapur ose vrarë.

Më 20 janar 20189, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe DAESH-it nga Afrini, në veriperëndim të Sirisë.

Që nga fillimi i operacionit, Forcat e Armatosurat të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë çliruar 159 lokalitete, nga të cilat 5 qendra komune, 124 fshatra dhe 30 zona strategjike duke përfshirë këtu një bazë YPG/PKK-së.

Sipas ushtrisë turke, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

“Operacioni po kryhet në kuadrin e të drejtave të Turqisë, të cilat bazohen në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së dhe respektimin e integritetin territorial të Sirisë”, thekson Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë.

Ushtria turke nënvizon gjithashtu se operacioni synon vetëm objektivat e terroriste dhe se po tregohet “kujdes maksimal” për të mos dëmtuar civilët./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne