Erdogan: Ushtria turke po shkruan histori në Afrin

Presidenti Erdogan tha se ata të cilët i thonë “jo luftës” në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në të vërtetë i thonë “po persekutimit”.

“Në të vërtetë ata i thonë ‘po’ sulmit të jetës, pronës e nderit të të shtypurve. Në të vërtetë i thonë ‘po’ pushtimit të rajonit nga organizata terroriste. Ky është qëndrimi i pandershëm, të cilit në të vërtetë duhet t’i thuhet ‘jo’”, tha Erdogan.

Duke folur për operacionin “Dega e Ullirit” të nisur në Afrin, Erdogan tha se “Fillimisht duke filluar nga vëllezërit tanë në Afrin, nga çdo vend po marrim lajme mjaft pozitive dhe mjaft inkurajuese. A e dini se çfarë thotë populli rajonal i cili dëgjon se fshatrat në Afrin po pastrohen nga terroristët nëpërmjet ushtarëve tanë? Ata thonë: ‘Turqit kanë ardhur, tani jemi të sigurt”.

“Sot përsëri kemi gjëra të bukura, ashtu siç e dini sot është dita e nëntë (e operacionit Dega e Ullirit) dhe Mehmetçik (ushtari turk) ynë po ecën drejt Afrinit. Lavdi u qoftë atyre që çliruan edhe kodrën Burseya. E përfunduan përkundër atyre që nuk e dinë veten, e kanë etiketime të ashtuquajtura. E përfunduan përkundër Parlamentit Evropian. Disa që nuk e dinë veten në Parlamentin Evropian, ushtarit tim po i thonë ‘forcë okupuese’. Ajo ju përshtatet juve. Ju shikoni njëherë paraardhësit tuaj, çfarë keni bërë në Afrikë, çfarë keni ngrënë, shikoni njëherë. Shikoni se si keni shfrytëzuar të gjithë pasuritë e të shtypurve dhe viktimave”, tha Erdogan.

Në vijim duke theksuar se “Do t’u mësojmë atyre se kush janë okupues, e kush janë mikpritës”, Erdogan, shtoi më tej se “Ja tani pse po hyjmë në Afrin? Ne nuk jemi të interesuar për territorin në Afrin. Ne nuk e kemi syrin te tokat e Sirisë, por 3.5 milionë sirianë janë mysafirë në tokat tona. Ne po punojmë për t’i kthyer ata në shtëpitë e tyre. Shikoni Azezin, shikoni Jarabulusin, shikoni El-Rain, El-Babin, këto vende i morëm? Dy mijë akra tokë, tani 2 mijë akra tokë po i mbajmë nën kontroll”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne