Erdogan: Vendet perëndimore dështuan në çështjen e krizës së refugjatëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se vendet e zhvilluara dhe të pasura perëndimore dështuan gjatë krizës së refugjatëve.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Gjenevë të Zvicrës, ku shkoi për të marrë pjesë në Forumin e Parë Global për Refugjatët.

Duke vënë në dukje se ai bashkëkryesoi dhe drejtoi Forumin Global të Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Erdogan tha: “Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ne jemi vendi që pret më së shumti refugjatët në botë”.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se Turqia nga aspekti i të ardhurave kombëtare është vendi i parë në botë që ndihmon të tjerët.

Ai theksoi që edhe të tjerët duhet të marrin përsipër këtë përgjegjësi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Disa vende të zhvilluara dhe të pasura perëndimore dështuan gjatë krizës së refugjatëve, por edhe disa vende arabe. Ndërsa problemet globale mund të tejkalohen vetëm me bashkëpunim dhe solidarizim global”.

Erdogan foli edhe për memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara me Libinë, të cilat ndryshuan ekuilibrat në rajonin e Mesdheut Lindor dhe nënvizoi që hapat e hedhura në këtë rajon janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Çështja jonë është çështje mbijetese, për më tepër është një çështje historike. Ne hodhëm hapa të tilla që do e lënë mënjanë Marrëveshjen e Sevrës. Kjo është kaq e rëndësishme”, bëri të ditur Erdogan.

Ai gjithashtu bëri të ditur se do të përshpejtohet procesi me Libinë.

Erdogan rikujtoi se me homologun e tij rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me çështjen e Libisë dhe tha se gjatë bisedës ata u dakorduan që një delegacion turk të shkojë në Moskë për të biseduar çështjen e Libisë dhe Sirisë.

Ndërsa në lidhje me dronët e dërguar në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Erdogan bëri të ditur që “Nëse është e nevojshme do të rrisim numrin e tyre. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi të njëjtë edhe këtë proces”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne