Erdogan vizitoi ekspozitën otomane në Kioto

Pas përfundimit të bisedimeve zyrtare në Samitin e G20-ës, që u mbajt në qytetin e Osakës, Erdoan kaloi në qytetin Kioto të Japonisë.

Kur mbërriti në muze Erdoan u prit nga princesha japoneze Akiko dhe përshëndeti qytetarët që e prisnin atë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ekspozitën e vizitoi së bashku me Zonjën e Parë, Emine Erdoan dhe Madhërinë e Saj Princeshën Akiko. Këtu Erdoan u informua nga organizatorët mbi veprat e ekspozuara.

Kreu i shtetit turk tha se Japonia po e shënon vitin 2019 si Viti i Kulturës Turke dhe Turqia ka dërguar në këtë vend objekte të ndryshme historike nga koha e Perandorisë Osmane me qëllim ekspozimin e tyre.

“…Ekspozita, e hapur në fillim në Tokio dhe pastaj në Kioto, ka ngjallur një interes të madh”, tha Presidenti Erdogan, duke deklaruar se shkëmbimi kulturor ka një rëndësie të madhe, pasi krijon mundësi që do të ndihmonin integrimin e popullit turk dhe japonez.

Presidenti Erdoan tha se Ministria e Kulturës dhe Turizmit synon të promovojë kulturën turke jashtë vendit duke hapur ekspozita të ngjashme në vende të ndryshme.

Kurse Princesha Akiko tha nga ana e saj se ajo hapja e një ekspozita të tillë me objekte historike turke ishte një burim lumturie për të.

Princesha japoneze tha se ajo dëshironte që qytetarët e Japonisë dhe Turqisë të njiheshin më shumë me njëri-tjetrin më mirë dhe të zhvillonin marrëdhënie më të mira.

Në këtë vizitë Presidentin Erdoan e shoqëruan ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoj (Ersoy), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Pekcan), drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës Fahretin Alltun (Fahrettin Altun) dhe nga Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Kalın).

Ekspozita ka një koleksion prej 170 thesaresh nga Perandoria Osmane – huazuar nga Pallati Topkapi në Stamboll. Koleksioni pasqyron kulturën e pasur të një prej perandoritë më të gjata në historinë botërore.

Pas vizitës në ekspozitën me temë “Thesaret dhe tradita e tulipanit në Perandorinë Osmane” Presidenti Erdoan u takua me Madhërinë e Saj Princeshën Akiko në Muzeun Kombëtar të Arteve Moderne në Kioto.

Në këtë takim, që u mbajt pa praninë e mediave, ishin të pranishëm edhe Zonja e Parë Emine Erdoan dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne