Erdoğan viziton ushtarët turq në Bosnjë e Hercegovinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me ushtarët turq që veprojnë në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian (BE) Althea, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan vizitoi komandën e njësisë turke në Bazën Ushtarake në Butmir në kuadër të vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku sot udhëtoi për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Gjatë vizitës, e cila ishte e mbyllur për mediumet, Erdoğan u shoqërua nga ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, si dhe shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në këtë Bosnjë e Hercegovinë pritet po ashtu të takohet me anëtarët e këshillit presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe të realizojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne