Erdogan: Zinxhirit të fitoreve në muajin gusht do t’i shtojmë edhe një hallkë të re

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) bëri të ditur se muaji i gushtit është “muaji i fitoreve”, ndërsa tha se “Në dhashë Zoti zinxhirit të fitoreve do t’i shtojmë edhe një hallkë të re”.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e Festës së Bajramit të Kurbanit dhe i uroi festën gjithë botës islame.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit turk vuri theksin në vendosmërinë në luftën kundër terrorit.

Erdoan rikujtoi Fitoren e Manzikertit, betejën e zhvilluar mes ushtrisë osmane dhe asaj memlukase në fushën Dabik, Fitoren e 30 Gushtit dhe Operacionin e Paqes në Qipro dhe shtoi se muaji gusht është “muaji i fitoreve” në historinë turke.

Ai tërhoqi vëmendjen se goditja e parë ndaj përpjekjeve për të formuar korridorin e terrorit përgjatë kufirit me Sirinë erdhi me operacionin “Mburoja e Eufratit” që filloi më 1 gusht, ndërsa tha se “Në dhashë Zoti gjatë muajit gusht zinxhirit të fitoreve do t’i shtojmë edhe një hallkë të re”.

Erdoan shtoi se do të vazhdojnë t’i zhgënjejnë të gjithë ata që planifikojnë të ndalin Turqinë me plane të ndryshme tinëzare duke filluar nga sulmet e organizatave terroriste e deri tek kurthet ekonomike./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne