Erdogani do të takohet me Putinin dhe Ruhanin për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani do të takohen sot në kryeqytetin Ankara.

Në samitin e pestë tresh në formatin e Astanas, që do të zhvillohet në Kompleksin Presidencial, do të shqyrtohen zhvillimet në Siri.

Krahas kësaj do të vijnë në rend të ditës edhe hapat e përbashkëta që kanë për qëllim dhënien fund të përleshjeve në Siri, sigurimin e kushteve të nevojshme për kthimin vullnetar të sirianëve të strehuar dhe zgjidhjen politike.

Në samitin, ku në rend të ditës do të vijë edhe krijimi i zonës së sigurt në lindje të lumit Eufrat, gjithashtu ndërmjet liderëve do të zhvillohen edhe takime dypalëshe.

Pas samitit tresh, Presidenti Erdoan do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në fund të muajit në Nju-Jork.

Vendimet që do të merren në samitin tresh në Ankara do të pasqyrohen edhe në takimin Erdoan-Trump./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne