Erdogani hapi xhaminë Qendrore të Kembrixhit

Xhamia e Kembrixhit është fryti i një përpjekjeje më shumë se 10-vjeçare,- u tha udhëheqësi turk qytetarëve me origjinë turke dhe bashkatdhetarëve pjesëmarrës në ceremoni dhe uroi që xhamia të jetë e dobishme për të gjithë myslimanët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne vazhdimisht tërheqim vëmendjen në gabimin që bëhet duke e vendosur emrin e një feje që ka kuptimin e paqes pranë fjalës ‘terrorizëm’, – u shpreh Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin e tij:

Nuk mund ti vendosni pranë njëra-tjetrës fjalët terrorizëm e Islam. Nëse do të vazhdoni ta bëni këtë, atëherë edhe ne do ti mallkojmë ata. Pasi nuk mund ta stigmatizoni Islamin duke u nisur nga ajo që brenda Islamit apo në mesin e myslimanëve kanë dalë një terrorist. Nuk mund të thoni ‘terrorizëm islamik’. Turqia, Presidenti i të cilës jam unë aktualisht, është vendi që po bën luftën më të madhe në botë kundër DAESH-it”.

Ne duhet kundërshtojmë në mënyrë kategorike çdo lloj veprimi që merr në shënjestër të pafajshmit dhe jemi të detyruar që të dalin kundër këtyre fenomeneve,- nënvizoi lideri turk ndërsa shtoi se ka nevojë për një luftë të përbashkët kundër krimit të urrejtjes duke i lënë mënjanë paragjykimet historike.

Presidenti Erdoan kërkoi nga institucionet e politikës dhe medias perëndimore që të distancohen nga deklaratat përjashtuese kundër myslimanëve ose pjesëtarëve të feve të tjera.

Kurse këngëtari dhe kompozitori me famë botërore, Yusuf Islam, i cili ka luajtur një rol pararojë në realizimin e projektit të xhamisë, në fjalën që mbajti në ceremoninë e hapjes tha se po përjetonte një moment të mrekullueshëm, ndërsa shtoi se edhe ai vet 42 vite më parë ishte bërë mysliman duke hyrë në një xhami të re të ndërtuar në Londër.

Projekti i kësaj xhamie është frymëzuar nga estetika, botëkuptimi artistik në fenë Islame, stili i jetesës së Profetit dhe rëndësia që i kushton Islami ruajtjes së mjedisit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne