Erdogani i tregon vendin Francës

Fjala ‘mund të ndërmjetësojmë mes Turqisë dhe Forcave Demokratike Siriane (FDS)’, nëse kjo është e vërtetë, është një deklaratë që i kapërcen tejmase kufirin dhe kompetencat e atij që e ka thënë këtë fjalë”, tha Erdoan në një fjalim me drejtuesit e degëve të partisë.

Presidenti dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në mbledhjen e organizuar në selinë e partisë në Ankara me drejtuesit e degëve të partisë.

Në lidhje me takimin që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me një delegacion që përfaqësonte Forcat Demokratike Siriane (FDS), ku çatinë kryesore të tyre e përbën organizata separatiste terroriste PKK, tha:

“Ata që i kanë mirëpritur në nivelin më të lartë edhe një herë tjetër të enjten pjesëtarët e organizatës terroriste, e cila prej kohësh vepron lirshëm në vendin e tyre, duhet ta dinë se një veprim i tillë nuk bart ndonjë kuptim tjetër përveç atij të armiqësisë kundër Turqisë. Ne ndjejmë keqardhje për këtë qëndrim të Francës. Fjala ‘mund të ndërmjetësojmë mes Turqisë dhe Forcave Demokratike Siriane (FDS)’, nëse kjo është e vërtetë, është një deklaratë që i kapërcen tejmase kufirin dhe kompetencat e atij që e ka thënë këtë fjalë. Prej sa kohësh përballet Turqia me problemin e uljes në një tavolinë me organizatat terroriste? Nga e keni nxjerrë këtë? Ju mund të uleni në tryezë me organizatat terroriste, por Turqia përpjekjen e saj me organizatat terroriste e bën ashtu si në rastin e Afrinit. Kemi parë se miqtë e tyre janë pjesëtarët e YPG-së, që janë terroristët më të përgjakshëm, më të paskrupullt, armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit në rajonin tonë. Pas këtij qëndrimi, Francës nuk i ka mbetur asnjë e drejtë të ankohet për asnjë organizatë terroriste, për asnjë terrorist, për asnjë akt terrorist. Ata që flenë bashkë me terroristët dhe madje i mirëpresin ata në pallate, herët ose vonë do ti kuptojnë gabimet që kanë bërë. Kush jeni ju që mund të nxirrni nga goja fjalën ‘ndërmjetësim’ mes Turqisë dhe një organizate terroriste”,- reagoi Presidenti Erdoan.

Presidenti Erdoan tha se i duhet dhënë fund edhe aktivitetit të organizatës separatiste terroriste në Irak.

“Po fliten gjëra të ndryshme në lidhje me Sinxharin (në Irak). Përse ka ardhur në rend të ditës kjo çështje? Sepse Sinxhari është alternativa e Kandailit (mali ku është strehuar PKK-ja). Këto punë nuk bëhen duke dhënë data. Ajo që çfarë i themi Qeverisë së Irakut është që ta kryejë këtë punë, nëse ka ndërmend ta bëjë. Ne jemi të gatshëm të veprojmë me Irakun në lidhje me këtë çështje. Dyert tona janë të mbyllura ndaj qasjeve që nuk i shikojnë njësoj si PKK-në edhe PYD-në, që përpjekjen kundër DAESH-it nuk e barazojnë me përpjekjen kundër YPG-së. Ne kohën nuk e harxhojmë duke u vendosur emra terroristëve, por duke i eliminuar ata”,- tha Erdoan.

Presidenti Erdoan tha se Operacioni “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) kryejnë në rajonin Afrin të Sirisë, vazhdon me sukses dhe numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 3 mijë e 800.

Kurse në lidhje me Sirinë Erdoan tha: “Me marrjen e qendrës së qytetit të Afrinit është realizuar në masë të madhe objektivi i operacionit. Tani operacioni vazhdon në drejtim të vendosjes së kontrollit në zonat përreth, kryesisht në Tel Rifat.

“Ka premtime që na janë dhënë në Menbixh. Duke u nisur nga ky fakt, i vazhdojmë edhe bisedimet, duke filluar që nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) e deri më sot. Vet Obama më kishte bërë mua këtë premtim “organizatën terroriste YPG/PYD do ta dërgojmë në lindje të Lumit Eufrat”. Këtu do të marrim popullin e vërtetë të rajonit, që janë arabët. 90% e popullsisë që jeton këtu është arabe. Banorët autoktonë i nxorën prek këtu duke i zëvendësuar me ata (pjesëtarët e YPG/PYD-së). Të njëjtën gjë ne ia kishim thënë edhe ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, propozim i këtij të fundit ishte më ndryshe. ‘Veriu le të jetë i juaji, jugu të mbetet i joni’. Unë i thashë këtë: ‘përse një ndarje e tillë, kur dihet i zoti i vërtetë i kësaj zone. Edhe pse me vonesë ne presim mbajtjen e premtimeve të bëra”,- tha Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne