Erdogani në Moskë: Synojmë që vëllimi tregtar të arrijë në 100 miliardë dollarë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot po realizon një vizitë njëditore në Moskë me ftesë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Paradite Presidenti Erdoan bashkë me homologun e tij rus, Putin morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës “MAKS-2019”, që zhvillohet në kryeqytetin e vendit, Moskë.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti këtu Erdoani tha se “MAKS-2019” e shikojnë si një prej panaireve lider në fushën e vet.

“Edhe ne si Turqi kemi panairin tonë “IDEF”, që sivjet realizuam edicionin e 14-të. Kurse në festivalin e teknologjisë “TEKNOFEST”, që do të zhvillohet në datat 14-22 shtator, presim një pjesëmarrje mbi 1 milionë vizitorë. Në këtë festival ne presim të gjithë popullin rus, me në krye Zotin Putin”,- u shpreh kreu i shtetit turk, ndërsa theksoi se Turqia është sot një vend që i dëgjohet fjala në teknologjinë e mbrojtjes, aviacionit dhe hapësirës.

“Deri në fund të 2018-s, eksporti total i sektorit tonë të mbrojtjes dhe aviacionit arriti në 2,5 miliardë dollarë”,- nënvizoi Erdoan duke shtuar se dialogu i sinqertë dhe i afërt mes Turqisë dhe Rusisë ushqehet nga bashkëpunimi rrënjësor dhe shumëdimensional.

“Presim që këtë vit ta vizitojnë vendin tonë rreth 6 milionë turistë rusë. Vëllimi tregtar mes nesh sot është mbi 25 miliardë dollarë, por objektivi ynë është 100 miliardë dollarë”,- cilësoi Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne