Erdogani popullit: Ju shpëtuat të ardhmen e Turqisë

Duke folur përpara dhjetëra mijëra njerëzve në Urën e Martirëve të 15 korrikut të shtunën, për të shënuar përvjetorin e përpjekjes së dështuar të grushtit ushtarak në të cilin 249 njerëz vdiqën duke u rezistuar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan lavdëroi përsëri këmbënguljen, trimërinë, forcën e kombit dhe vullnetin e tyre për të mbrojtur demokracinë kundër puçistëve.

Duke e krahasuar humbjen e përpjekjes së grushtit të shtetit me luftën e pavarësisë së Turqisë gati njëqind vjet më parë, Erdogan tha se qytetarët e Turqisë kishin ruajtur të ardhmen e Turqisë.

“Ushtarët e grushtit të shtetit u mundën nga kombi në Stamboll dhe Ankara, madje para se të kishin mundësinë të merrnin kontrollin e qyteteve të tjera në Turqi”, tha presidenti.

Ura e Bosforit, tani e quajtur Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut, ishte skena e përplasjeve mes civilëve dhe ushtarëve me tanke. Erdogan tha se ura pa skenën më të përgjakshme atë natë, dhe gjithashtu dëshmoi rezistencën më të madhe me 36 viktimat.

Ai paralajmëroi gjithashtu se përpjekja e grushtit të shtetit “nuk ishte e para dhe nuk do të jetë e fundit”, dhe paralajmëroi kombin që grupet terroriste do të punonin për të minuar vendin.

“Ne nuk do ta harrojmë, dhe nuk do ta lejojmë [mposhtjen e grushtit të shtetit] të harrohet. Nëse nuk marrim mësimet nga 15 korriku, 15 korrikët e rinj do të ishin të pashmangshëm”, tha ai.

Erdogan gjithashtu tha se të dyshuarit e FETO-s, të cilët janë në gjyq për komplotin e grushtit të dështuar të vitit të kaluar, duhet të veshin të njëjtën veshje në gjykatë për të parandaluar të burgosurit nga mbajtja e veshjeve provokuese.

“Këto janë ende ditët e tyre të mira. Kam folur me kryeministrin tonë dhe i thashë se ‘kur të dalin në gjyq, duhet të veshin një lloj veshjeje, si në Guantanamo’.”

Komenti i tij erdhi disa ditë pasi një ish-ushtar i cili është në gjyq i akuzuar për përpjekje për të kapur ose vrarë Erdoganin në mbrëmjen e grushtit të shtetit, u paraqit në gjykatë duke veshur një bluzë me mbishkrimin “hero”, duke shkaktuar një protestë publike.

Erdogani po ashtu sulmoi kreun kryesor të Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës, Kemal Kilıçdaroglu mbi vërejtjet e tij për “grushtin e kontrolluar”, për të cilin ai i tha se ka fyer dëshmorët dhe veteranët e grushtit të mundur.

“Është mosrespektim dhe fyerje ndaj 250 dëshmorëve, mosrespektim dhe fyerje ndaj 2,193 veteranëve, është mosrespektim dhe fyere ndaj këtij kombi”, tha ai duke iu referuar komenteve të udhëheqësit të CHP.

Udhëheqësi i CHP ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se qeveria e dinte përpara për përpjekjen e grushtit të shtetit, por nuk arriti ta ndalonte atë.

Më vonë, presidenti zbuloi Monumentin e Dëshmorëve pranë Urës së Martirëve të 15 Korrikut për të nderuar ata që humbën jetën duke i rezistuar puçit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne