Erdogani pritet me rrespekt dhe me ceremonitë më të larta shtetërore në Kuvajt

 Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ndodhet për një vizitë zyrtare në Kuvajt si i ftuari i Emirit të këtij vendi, Sheik Sabah al-Ahmed al-Xhabir es-Sabah al-Sabah.

Mbrëmë Presidenti Erdoan u prit në aeroport nga Zëvendëskryeministri i parë dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Al-Halid al-Sabah.

Sot në mëngjes Erdoan u prit në takime të ndara Kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Kuvajtit, Merzuk al-Ganim dhe Kryeministrin e këtij vendi, Xhabir al-Mubarek al-Hamad es-Sabah.

Pritjet që u realizuan në rezidencën shtetërore të Pallatit Bejan, u realizuan prapa dyerve të mbyllura.

Më pas Presidenti Erdoan u prit në takim me një ceremoni zyrtare të organizuar në Pallatin Bejan nga ana e Emirit të Kuvajtit Sheik es-Sabah.

Pas ceremonisë së pritjes Presidenti Erdoan dhe Sheiku es-Sabah kaluan në takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Më pas do të organizohet një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve, ndërsa Presidenti Erdoan pas takimeve në Kuvajt do të kaloj në Katar.

Gjatë vizitës në Kuvajt, Erdoan shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku marrin pjesë Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar, ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül), ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Zeybekçi), ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak), ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Ashkën Bak (Osman Aşkın Bak), ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Eshref Fakëbaba (Ahmet Eşref Fakıbaba), ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush (Kurtulmuş), ministri i Pyjeve dhe Çështjeve Ujore, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu), ministri i Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan, Nënsekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

 

 


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne