Rajoni Shqiperia

Erë lufte në Ballkan, Shqipëria fillon lëvizjen e mjeteve të blinduara

Në situatën kur tensionet në Europë dhe Lindjen e Mesme po shtohen, Shqipëria duket se po përgatitet me mjete të reja ushtarake. Madje sot personat që udhëtonin në rrugën Tiranë –Durrës janë habitur teksa kanë parë që në autostradë po qarkullonin mjeteve të blinduara të ushtrisë. Edhe pse Ministria e Mbrojtjes, nuk ka dhënë informacione besohet mjetet e reja të blinduara janë pjesë e dhuratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 milionë dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve. Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës./intv