Në një tjetër komunikim, dërguar shtetasit izraelit Srulik E.K., Agasi shkruan se drejtoresha e shërbimit sekret do të takohej me të dhe do t’i paraqiste prova lidhur me një çështje që, prokurori po e ndiqte për interesa të tjera.
Detaje të reja dalin nga dosja penale e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe lidhjet e saj të dyshuara me biznesmenin Ergys Agasi. Në dosjen hetimore thuhet se Agasi mbante kontakte me dy shtetas izraelitë, komunikimet me të cilët janë pjesë e hetimeve të SPAK.
Në një prej mesazheve të zbuluara në celularin e Agasit, në momentin e arrestimit, ai i shkruan shtetasit izraelit Shalev I.:E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret.
Në një tjetër komunikim, dërguar shtetasit izraelit Srulik E.K., Agasi shkruan se drejtoresha e shërbimit sekret do të takohej me të dhe do t’i paraqiste prova lidhur me një çështje që, prokurori po e ndiqte për interesa të tjera.
“Komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj, (të identifikuar me pseudonimet Shalev Israel dhe Srulik Einhorn Koces), të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e shërbimit sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Znj. Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtëkontrollit efektiv të organeve proceduese”, thuhet në një pjesë të dosjes.
Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.
Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin.
Gjatë një seanca vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t’i gjente SPAK. Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë “bashkëpunëtor”./Dosja.al

















