Erion Braçe komandohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Pas 7 muajve në detyrë, ka dorëzuar çelësat edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj; Ish-drejtor i Pastrimit të Parave, në kabinetin e Kryeministrit Edi Rama.

Kjo është shenjë, që tregon se pas emërimit të Erion Braçes zv/kryeministër; nuk po gjejnë rehat, drejtorët e vendeve ku ka tregje, prona, licenca, legalizime, prodhime, qarkullim mallrash e lekësh.

Nëse psh., nga “FB-Fuga”, njoftohet se Braçe ka shkuar për të kontrolluar zbatimin e orarit të punës në një institucion; pas 3-4 ditësh, do dëgjoni lajmin, se drejtori atjeshëm ka dhënë dorëheqjen.

Kështu ndodhi edhe gjatë gjithë javës së shkuar, datë 24 tetor, kur Erjon Braçe, shkoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 1 orë para hapjes së zyrave, aq sa roja, duke e parë me pantallona tre-çerekëshe model “Zving” e me këpucë lustrafini pa çorape; mendoi se Braçe kishte dalë për vrap, ngaqë vazhdonte sillej e hidhej (zgjatej) rrotull murit të kangjellave.

Nuk ishte parë e as degjuar që një zëvendeskryeminister të rrinte ‘non stop’ një javë të tërë në dyert e një institucioni, të hynte zyrë më zyrë, të bënte apelin, të merrte mungesat dhe të kontrollonte detyrat. Kjo i ka habitur të gjithë në drejtorinë e doganave aq sa atje kanë plasur memet dhe barsaletat.

Mirëpo, sot pas një jave të suksesshme të Erjon Braçs, flitet se ka formuluar dorëheqjen, Drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, tamam siç ndodhi 10 ditë më pare në Vlorë, pas “vizitës displinore” të Braçes, kur dha dorëheqjen Drejtori i Kadastraës, vetëm 10 ditë i emëruar.

Kështu i ka ndodhur edhe ish-Drejtores së Doganave, Belinda Ikonomi, e cila dha dorëheqje; pas “survejimit” të Erjon Braçes, për gjoja zbatimin e orarit të punës, tamam si ata “AGBV”-të e para vitit 1990.

Çudia është, se pas çdo dorëheqje, Erjon Braçe i ka gati zv/ndësuesit; në rastin konkret, ka menduar të vendos drejtor, ish-shoferin e administratës së PS, “sy-petritin” Petrit Rama, drejtues e sponsorizues i fushatës së tij elektorale në Divjakë; por prej 5 vitesh, me detyrë Drejtor i Metrologjisë.

Zëra të tjerë, thonë se kandidate për të zënë kolltukun e doganave, është Albana, Ish-drejtore e Gimçes së “RedBull”-it; pastaj Zv.ministre e Financace dhe prej 6 muajsh drejtore, tek Digitalb i Vjollca Hoxhës së “Top”-it.

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt mes analfabetit Petrit Rama dhe Albana Shkurtës, kjo e fundit bën diferencën si e shkolluar në Viene pavarësisht faktit që Albana është e suportuar nga oligarkët./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne