Shqiperia

Erion Veliaj deklaron që i përket bandës protestante

Protestantët shqiptarë janë të paktë në numër, por një minoritet i respektuar dhe me shumë figura të rëndësishme ndër shqiptarët e sotëm, shkruan media zvicerane “NZZ”. Ata paraqiten si avantgardë të shoqërisë dhe shtyllë historike e kombit.

Sipas autorit të shkrimit Andreas Ernst në Shqipërinë e 1990, ku të gjitha religjionet botërore marshuan për të kryer misionin e shpërndarjes dhe thirrjes fetare. Kështu ndodhi edhe me protestantët ku gjatë qershorit 1991 ka mbajtuar një festival pesë ditor në stadionin Qemal Stafa në Tiranë. Atëkohë janë kryer konvertimet e shumta, ku sot 1% e popullatës së Shqipërisë janë protestantë dhe mes tyre kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

“Ai rrjedhte nga një familje ateiste dhe në vitet 1992 filloi të punojë për misionarët amerikanë. Atëherë ishte vetëm 13 vjet. Për shumë të rinj pagëzimi ishte edhe një akt rebelimi kundër prindërve dhe një sistemi që e kishte luftuar atë. Por Veliaj gjithashtu nuk e sheh pakritika punën misionare: ‘kishte shumë misionarë që ngatërronin Alabamën me Albania’,” përcjell botasot.info.

Çështja filloi të ndryshojë me predikuesit vendas. Ata janë interesuar në problemet konkrete të banorëve. Lëvizja evangjeliste sot është ankoruar fuqishëm në shoqëri.

“Unë e shoh si shoqëri avantgarde, e cila akoma është shumë introverte,” thotë Veliaj që njeh mirë Biblën. “Etika ime e punës është protestante dhe gjithashtu bindja që bota mund të ndryshohet përmes punës.”

Ai çdo ditë ka një projekt të suksesshëm: dje renovoi një park, sot të vendosë sistemin e ndriçimit. A është ky një protestantizëm i aplikuar ose një propagandë politike? Si kryetar i dashur Erion Veliaj do ishte pasqyra më e mirë e protestantëve shqiptarë: “Unë nuk jam kryebariu, unë jam këtu kryeadministratori dhe duhet të bashkëpunoj me religjione të ndryshme.”

Në fund media zvicerane citon një protestant praktikant nga Zvicra që jeton në Tiranë. “Unë protestantizmin e shoh si një projekt për modernizimin e Shqipërisë,” përmbyllet shkrimi.

OPINIONE

INTERVISTA