Opinion Shqiperia

Erion Veliaj “Nastradini” shqiptar mashtron edhe “Qerosin” cifut

Nga Gjergj Thanasi.

Lexuesve besoj se u kujtohet përralla, ku Nastradin Hoxha tenton të mashtrojë “Qerosin” personazhin simpatik dhe inteligjent të përrallave shqiptare. Nastradini tentoi që me Qerosin të bënte tram (shkëmbim me klering) një thes me gjethe dushku, gjoja si gjethe duhani, në shkëmbim të një thesi me arra të Qerosit, që faktikisht ishin gogla po dushku! Erion Veliaj kryebashkiaku ynë i Tiranës, ka arritur të ketë sukses aty, ku ka dështuar edhe Nastradini i përrallave.Kryebashkiaku Erion si një Nastradin i shekullit XXI arriti të mashtrojë ambasadorin Izraelit Sh.T. Boaz Rodkin.  Erioni ynë bashkë me ambasadorin Rodkin kanë përuruar sot më 19 prill “Parkun e Miqësisë Shqipëri-Izrael”. Për më shumë shikoni foton e Erionit me jelek blu trendy duke duartrokitur bashkë me ambasadorin Rodkin. Faktikisht po këtë park Nastradini ynë Erion në datën 7 mars 2018 e ka përuruar bashkë me ministren Nikollaj (shikoni foton e përurimit) me emrin Parku “Shtegu i Dijes”.Pra Nastradini ynë “Shtegun e Dijes” ia ka shitur ambasadorit të nderuar Rodkin si “Miqësi Shqiptaro-Izraelite”. Më e bukura është, që të njejtin park në 27 janar 2017 Erioni në prani të ministrit Bushati dhe ambasadorit Rodkin e përuroi me emrin “Parku i Ullinjve”, thjesht për propagandë në kuadrin e aktiviteteve përkujtuese të “Ditës së Kujtesës”. Në foton përkatëse është minsitri Bushati dhe amabasadori Rodkin gjatë përurimit të mini parkut në vitin 2017.Dolcis in Fundis nuk është gjetje propagandistike e kryebashkiakut të Tiranës vendosja për herë të parë (sic pretendojnë agjit-propsat e Bashkisë së Tiranës) e emrit “Miqësia Shqiptaro-Izraelite”, sepse nja 2 vjet para se të vendoste këtë emër Erion Veliaj, kryebashkiaku Dako i Durrësit emërtoi një rrugicë në zonën e ish Kënetës si Rruga “Miqësia Shqiptaro-Izraelite”.Është metë vërtet një sukses i spikatur, që “Nastradini” ynë, Erioni arriti t’i varë kollare edhe “Qerosit” cifut. Të mashtrosh një izraelit, të cilët përgjithsisht karakterizohen nga një inteligjencë superiore, është me të vërtet sukses jo i zakontë. Me të drejtë ngremë pyetjen se si arriti vallë  një ish shitës fiqsh në Pazarin e Ri, një ish vajgurs (Ura Vajgurore) të  mashtrojë një alamet ambasadori izraelit??!! Mirë Rodkin-in e mashtroi kryebashkiaku Veliaj, po sekretari i parë z. Yuval Fischer xhanëm si nuk arriti t’i binte në të këtij batakcillëku në fushën e marëdhënieve me publikun?!?!?!?!?Termi cifut është pa asnjë ngarkesë anti-Semite. Ky term është përdorur si një mjet stilistikor, ashtu si edhe personazhi “Qerosi” i përrallave popullore shqiptare. Termi cifut është përdorur në këtë shkrim njëlloj sic e ka përkthyer Robert Shvarci i famshëm titullin e romanit të Lion Fojtvangerit “The Jeëiss of Toledo” në  variantin shqip në “Cifutja e Toledos”, pra pa kurrfarë ngarkese përkeqësuese (pejorative). Unë si shqiptar ndihem kranar, që kryebashkiaku i kryeqytetit të Atdheut tim ka aftësi aq të larta batakcillëku,saqë të tërheqë për hunde e të mashtrojë edhe një ambasador të nderuar izraelit si Sh.T. Rodkin! Si mund të mos jesh krenar për një kryebashkiak kaq finok e kaq të pacipë sa Erioni ynë?!?!?!?!?!