Erion Veliaj provokon dhe u shpall luftë të gjithëve për Teatrin: Do të ikni me bisht ndër shalë nga kolibja fashiste, si tek Astiri!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sapo mori nga Edi Rama nën dorëzim, godinën e Teatrit Kombëtar, ka nisur operacionin e tij për të sulmuar gjithëkënd që është kundër shembjes së kësaj godine.

Veliaj mbajti një fjalim propagandistik, ku u shpreh se ata që kundërshtojnë shembjen e Teatrit, do të “largohen me bisht ndër shalë, siç ndodhi tek Astiri”.
Këtu Veliaj, e kishte fjalën për rindërtimin e Unzaës së Madhe, projekt i cili u ndal për shkak të aferës korruptive, ku po përvetësoheshin 30 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, nga një kompani e cila falsifikoi firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA dhe do të zhdukte paratë në xhepat e falsifikatorëve.

Ndiqni videon, për të kuptuar mllefin dhe urrejtjen që ka kryebashkiaku për godinën e Teatrit, për të cilën shefi i tij, i ka kaluar stafetën për ta shembur.

VIDEO:

Që prej momentin kur qeveria ia kaloi Bashkisë, nën administrim godinën e Teatrit, ka patur reagime të shumta nga shoqëria civile, opozita dhe Presidenti i Republikës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi se Rama dhe Veliaj po grabisin Teatrin Kombëtar.

“Mbrëmë brenda natës morën vendim për të grabitur Teatrin Kombëtar, merret vendimi dhe botohet në fletore zyrtare brenda natës, ndërsa për të ndihmuar shqiptarët i duhen dy javë, kur duhet të ndihmojnë njerëzit edhe me pikatore, mendohen shumë, kur vjen puna për të grabitur i bëjnë brenda natës”, tha Basha.

Presidenti i Republikës, ka reaguar mjaft ashpër, duke kërkuar që Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.

Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.

Vijimi i kësaj veprimtarie shtetërore për prishjen e godinave të Teatrit Kombëtar në këtë moment, do të dëmtonte rëndë imazhin dhe kredencialet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe familjen europiane, sidomos në kushtet kur objekti i Teatrit Kombëtar në datën 24 mars 2020 është listuar në objektet e trashëgimisë europiane, duke shënuar kështu udhëtimin europian të kësaj qendre të kulturës shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar.

Organizata Europa Nostra e mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian e ka vlerësuar këtë godinë, duke kërkuar ndërprerjen e çdo veprimi mbi të nga institucionet shqiptare.

Ti kundërvihesh një mbështetje të Bashkimit Europian në Ditën e Europës, është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vlerave për të cilat kemi 30 vjet që përpiqemi të përqafojmë.

Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të“, thuhet në reagimin e Metës.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne