Ermal Dredha sulmon qytetaret shqiptare per Izraelin, u heq pankartën ‘Free Palestine’

Një pankartë me mbishkrimin “Free PALESTINE” u vendos mbrëmjen e djeshme në një godinë private në zonën e ish-Gjyqit në Vlorë, si një gjest simbolik solidariteti me popullin palestinez. Disa orë më pas policia dhe punonjësit e bashkisë Vlorë, te urdheruar me sa duket nga Edi Rama dhe zari i tij ne Vlore Ermal Dredha, ndërhynë për ta hequr, me arsyetimin se banderolat me përmbajtje politike nuk lejohen të ekspozohen.

Personi që e ka vendosur është identifikuar, ai është shprehur se ajo godinë është e marrë me qira prej tij dhe se mund të bëjë çfarë të dëshirojë. Pankarta në Vlorë me mbishkrimin “Free PALESTINE” nuk ishte thirrje për urrejtje, as politike, por një mesazh paqësor dhe ndërgjegjësimi, një reagim i qytetarit ndaj një tragjedie që po ndodh në sytë e të gjithëve.

Ndërkohë, ajo që e bën situatën edhe më paradoksale është fakti se Bashkia e Ermal Dredhës vepron me vendosmëri për të larguar një pankartë paqësore nga një fasadë private ndërkohë që në të njëjtin qytet, bregdeti i Vlorës po mbytet nga betoni dhe pronat e vlonjateve po i jepen koloneve izraelite. Ne Vlore godina shumëkatëshe, ndërtimet buzë detit, zhdukja e hapësirave publike behen perdite, për këto, askush vepron t’i largojë.

Pse u ndërmor një ndërhyrje ndaj një gjesti simbolik, pa asnjë rrezik real?

Në një vend që pretendon të mbrojë lirinë e shprehjes, a është një flamur palestinez arsye për ndërhyrje policore?

Mesa duket flamuri i Palestines se Lire ka trembur xhandarin e zionizmit ne Tirane, Edi Ramen, i cili trembet nga flamuri i Palestines sikur Shejtani nga temjani!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne