Ermir Gjinishi: ‘Gylenistët janë bandë intelektualësh dhe mjeshtra të evazionit fiskal’

Studjuesi dhe teologu i njohur Ermir Gjinishi, në emisionin ‘Java’ të shfaqur në Televizionin Shtetëror Shqiptar (TVSH), ku temë ishte ‘Gylenizmi’, mënyra e vendosjes së tyre në Shqipëri dhe penetrimi i tyre në çdo aspekt të shoqërisë, duke folur për ta i cilëson si bandë intelektualësh dhe jo bandë ordinere.

‘Gylenistët janë një bandë intelektualësh dhe jo bandë ordinere. Komuniteti Musliman i Shqipërisë (KMSH), merr nga shteti shqiptar mbështetje financiare që prej kohës së Berishës. Një pjesë e kësaj mbështetjeje shkon për rrogat e mësuesve të medreseve. Ku shkojnë këto para? Krahas kësaj nxënësit e këtyre medreseve paguajnë më shumë se një milionë e gjysmë lekë të cilat i detyrojnë ti paguajnë si kontribut pasi kjo gjë përjashtohet nga taksat. Ku shkojnë gjithë këto para? Në fakt këta që quhen si ‘Vëllazëria’ janë mjeshtër të envazionit fiskal’ ka thënë Gjinishi duke lënë të kuptohet se ata janë shumë të pasur në Shqiëpëri dhe botë. Gjinishi, i cili thekson në veçanti se Gylenizmi në Shiqipëri ka rreth 55 mijë financues, duke nisur nga kompanitë e mëdha e deri në biznese të vegjël, tërheq vëmendjen kur thotë se anëtarë të kësaj lëvizjeje apo organizate kanë marrë konçesione në shifra të larta nga shteti. Ai ka hamendësuar se pasuria e ‘vëllazërisë gyleniste’ mund të arrijë në shifra 20 miliardë dollarë. Mirëpo më alarmuese ishte cilësimi i herëpashershëm se edhe sot mund të kemi ministra që në vend që të angazhohen për interesat e vendit, t’i përkushtohen interesave të kësaj organizate.

Duke folur mbi procesin e rekrutimit, të ‘shpëlarjes së trurit’ dhe penetrimit të këtyre rekrutësh në institucionet më vendimmarrëse të vendit Gjinishi dhe po ashtu bashkëautori i mjaft shkrimeve të rreth viteve më parë të botuar në gazetën Java, ku ngrinin shqetësimin për lëvizjen në fjalë, tregojnë me pak fjalë se ky proces nis që në shkollën fillore, gjatë periudhës së studimit formohet dhe përpunohet kulti i individit, ky kult i ngritur mbi figurën e kreut të organizatës në fjalë, të cilësuar si terroriste nga shteti turq, pra mbi Fetullah Gylen, e në vijim vazhdon duke formuar kështu një ushtri të fshehtë, të padukshme jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën. Po ashtu Gjinishi vuri në dukje faktin se Gyleni, i cili shumë herë citohet si klerik fetar ka qenë vetëm një imam i thjeshtë dhe se përgatitjet apo iniciativat e tij për puç shteti kanë nisur që në kohë të hershme, pikërisht që në periudhën e ish-Kryeministrit Bülent Ecevit.

‘Duhet të merremi menjëher me prezencën e tyre në Shqipëri. Duhet të pastrojmë Shërbimet informative të vendit, si dhe institucionet e tjera urgjentisht’, ka thënë Gjinishi në përfundim të fjalës së tij duke vënë në dukje edhe njëher rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga penetrimi i anëtarëve të kësaj lëvizjeje në Shqipëri./ Frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne