“Është burrë që vishet si grua, rrëmben fëmijë”, zbardhet arsyeja pse 17-vjeçari shqiptar ‘masakroi’ me grushte gruan “leopard” (Video)

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në mes të qytetit të Ferizaj, ku një i ri sulmoi një grua e cila po ecte në rrugë.
Ai e godet pas koke dhe më pas vazhdon ta grushtojë teksa ajo gjendet e shtrirë në tokë. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes që tronditi qytetarët.

Sipas raportimeve, për gruan e cila i përkiste komunitetit rom, kishin ardhur ankesa të shumta nga qytetarët në numrin e policisë, duke thënë se janë të shqetësuar nga prezenca e saj.

Gruaja është rreth të 40-tave dhe mjaft e mbajtur. Në video bie në sy bluza e saj me print leopardi dhe takat e kuqe të larta.

Sipas policisë së Ferizaj, djali që e ka dhunuar është një 17-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim. Gruaja është denoncuar në rrjetet sociale nga persona të ndryshëm, se në fakt është transvestit dhe se rrëmben fëmijë. Momentalisht, gruaja e dhunuar po mbahet në qendrën sociale në Ferizaj./sot

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne