A është kapur në Siri lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi?

A është kapur në Siri lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi?

Departamenti Evropian për Siguri dhe Informacion (DESI) ka thënë se ka marrë informacion se udhëheqësi i grupit militant ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, është arrestuar nga forcat e përbashkëta siriane dhe ruse.

Zyra mediatike e Sekretarit të Përgjithshëm të DESI-t tha në një deklaratë për shtyp të martën se kjo erdhi pasi Baghdadi u detyrua të largohej nga Mosuli pasi forcat irakiene nisën një operacion për të rimarrë qytetin kyç nga terroristët e ISIS.

Zyra mediatike theksoi se ata do të rezervojnë detajet e këtij informacioni deri në konfirmimin e mëtejshëm.

Ajo gjithashtu tha se presidenti rus Vladimir Putin mund ta përdorë këtë informacion për të sulmuar kredibilitetin e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit në Konventën e ardhshme të Gjenevës.

Megjithatë, Rusia i ka mohuar raportet se lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi është arrestuar në Siri.

Ministria e jashtme ruse tha se ata nuk kanë njohuri për lajmin dhe se nuk janë në dijeni që Bagdadi të jetë arrestuar.

“Ne nuk jemi në dijeni të arrestimit të Abu Bakr al-Baghdadit, dhe nuk kemi marrë asnjë informacion apo sqarim në lidhje me këtë”, tha stafi i zyrës mediatike të ministrisë.

ISIS, i cili është i njohur si grupi më vdekjeprurës terrorist, shokoi botën kur mori Mosulin në qershor 2014, dhe gjithashtu ka fituar terren në të gjithë vendin arab.

I mbështetur nga vendet perëndimore sikur opozita kundër qeverisë siriane të Bashar al-Asadit, ISIS u bë shumë i fuqishëm në Siri.

ISIS tashmë kontrollon qytetet e mëdha të Irakut, Hawijah dhe Tal Afar, si dhe zonat e largëta përgjatë kufirit me Sirinë në perëndim të Irakut.

Në Siri, grupi terrorist mban qytetin e Rakas dhe disa fusha të tjera. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne