“Është koha të planifikojmë ringritjen ekonomike pas pandemisë”

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, u bëri thirrje qeverive të përgatisin plane për “rikuperim ekonomik” pas pandemisë, të cilat do të përfshinë edhe mbështetjen për humbjet e vendeve të punës pas zbutjes së masave restriktive.

Është koha për të planifikuar “rimëkëmbjen ekonomike” post-pandemike që i duhet botës, tha Birol të hënën.

Në një artikull të cilin e ndau në llogarinë e tij në Linkedin, Birol tha se ai së bashku me ministrat e qeverive dhe udhëheqësit e tjerë të nivelit të lartë në tryezën me të cilin bashkë-kryesoi të premten, shqyrtoi mënyrat se si të krijohen më mirë vendet e punës dhe të nxisin rritjen ekonomike përmes investimeve në teknologjitë e energjisë së pastër.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe Amina Mohammed, zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Frans Timmermans, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian.

Ai theksoi se fokusi i takimit ishte në efektet pozitive të përfshirjes së investimeve të energjisë së pastër dhe politikave në planet stimuluese ekonomike kombëtare dhe në përpjekjet për t’i kthyer njerëzit në punë.

“Ata theksuan se përparësia e tyre aktuale është adresimi i sfidave kritike të shëndetit publik dhe minimizimi i dëmeve të menjëhershme ekonomike dhe financiare”, shpjegoi ai.

Gjatë takimit të së premtes u arrit një konsensus i cili tregon se efikasiteti i energjisë, energjia e rinovueshme dhe teknologjitë e tjera dinamike të energjisë së pastër, të tilla si akumulatori dhe hidrogjeni, u identifikuan si fushat kryesore për veprim.

“Duke i përfshirë ato në paketat e rimëkëmbjes ekonomike, ata kanë mundësi të mbështesin forcat ekzistuese të punës, të krijojnë vende të reja pune dhe të nxisin zvogëlimin e emetimeve”, shtoi ai.

Birol tha se pandemia ka bërë më të qartë se kurrë se furnizimet e besueshme të energjisë janë të domosdoshme për shoqëritë moderne të mbeten rezistente përballë një krize.

“Ajo që është gjithashtu e domosdoshme është vendosja e shpejtë e emetimeve të gazrave serë në rënie strukturore në mënyrë që të drejtojë botën drejt përmbushjes së qëllimeve ndërkombëtare të klimës”, tha ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne