Bota

A është supermen dhëndri hebre i Trampit?

“A është zog? A është avion? Jo, është SuperJared”, shkruan Frank Bruni në të përditshmen Nju Jork Tajms.

Dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, shërben zyrtarisht si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, por duke marrë në konsideratë se sa shumë detyra i janë ngarkuar, me sa duket presidenti i Amerikës beson që bashkëshorti i Ivankës, vajzës së tij, ka fuqi prej super njeriu.

Përveçse kryeson Zyrën e re të Inovacionit Amerikan, që thuhet se do të ribëjë qeverinë federale përgjatë linjave më efiçiente, Kushneri është “njeriu” i Trumpit me kinezët, dhe ka qenë ai që ka menaxhuar marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Ai gjithashtu u shfaq papritmas në Irak javën e kaluar, “duke mundur sekretarin aktual të Shtetit, Rex Tillerson, në një prej teatrove më të rëndësishme të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Dhe lista e detyrave të tij përfshin edhe temën “e vockël”, të zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinezëve.

“Nëse ti nuk mund të prodhosh paqe në Lindjen e Mesme, askush tjetër nuk mundet ta bëjë”, i tha Trumpi që nga skena e festës së inaugurimit si president, “dhëndërit të tij 36-vjeçar, me prejardhje hebreje, por që nuk ka asnjë lloj formimi në diplomaci”.

Mbështetja e tepruar e Trumpit mbi Kushnerin, ilustron “vlerën e jashtëzakonshme që ai i jep besnikërisë” dhe pikëpamjeve të atyre që nuk janë politikanë. Por me kaq shumë prej agjencive të tij më të rëndësishme, që kanë staf të mangët, Presidenti nuk mund të presë nga dhëndëri që të bëjë gjithçka. / bota.al

OPINIONE

INTERVISTA