A është Vatikani pronar i Kosovës?

… Shkaku i mungeses se formësimit të Kulturës së Dijes mbi karakter ndividual vjen deri tek shtimi i veseve të këqija si; Tradhëtia, servilizmi, poltronizmi, dyftyrësia dhe snobizmi i ulët! 

Nga Savash VELIU

Eshtë një procesë dhe fenomen sa i çuditshëm po aq edhe abnormal që në çdo tre katër muaj të vitit të vizitohet nga kreu i Kosovës një vend i cili ende se ka njohur atë si ‘’shtetë’’ dhe i cili në mënyrë decide proklamon se kurrë nuk do ta njeh si të tillë. Por kuptohet se Thaçi duhet ta Informojë Atin e Shenjtë për proceset Politike në vend, pas Krijimit të institucioneve të reja, për reformat e gjithmbarshme në sektorin e ekonomisë, arsimit dhe avancimin e drejtave të njeriut dhe komuniteteve etj etj ???


Çka po ndodh !!! … A është kisha e Prishtinës “Nëna Tereza” Qeveria e Kosovës apo “shteti” Kosova ??? 

… Po atëherë pyesim pse nuk imformohet edhe Hoxha e Dijanetit në Stamboll dhe Pjetri në Moskë ?? …  Duhet sinqerisht të pyetemi kush e pranoj Kosovën nga të parët e kush jo??? … Me sa e di unë Kosovën e pranoj vetëm Hoxha i Stambollit (Turqia) e jo Ati i Vatikanit apo Pjetri i Moskës!!!

Më duket se Thaçi thur takime në emër të Despotizmit individual në Vatikan dhe Uashington pa përfill votën e popullit, me recept në dorë rreth bisedave për pajtimin serb dhe harmoninë fetare dhe kulturore në Kosovë. Po ashtu, pritet të flitet edhe për luftën kundër ekstremizmit në vend (por nuk ceket me qëllim se e ka fjalën për shqiptarët musliman dhe kjo është e kërkuar me sa duket nga kisha katolike e Prishtinës)!

Dhe nuk jam nga e kuptuar pse kreu politik i Kosovës tregohet poltron ndaj Vatikanit, dhe pse duhet ‘’shteti’’ Kosovës ti jepë llogari në çdo tre muaj?! Atëherë vallë a mos është Vatikani pronari i Kosovës e që na nuk e dime… duhet për të opinion të informohet!!!  

Mos harojm se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi më 21 shtator të vitit të kaluar ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, t’i mundësohet që të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve, por Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e agjendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë, dhe sot ai i njëjti Hashim Thaçi po tregon përulje dhe servilizëm inferior të një shërbyesi të dëgjushëm ndaj të shenjtit Papë nga ky shkak i mospërfilljes prej autoritetit të tij të lartpërmendur.

Hasan Basriu thotë: “Thashethemaxhi është ai i cili e braktis Amanetin, njihet si Tradhëtar dhe prish marrëdhëniet mes Vëllezërve. Thashëthemi është më vrasës se Helmi dhe ka ndikim më tepër se magjija. Thashethemaxhiu në këtë botë është dyfytyrësh, në ahiret e ka gjuhën prej zjarri”!

Kurse në anën tjetër Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruair O’Connell vazhdon trysninë për demarkacion duke thënë se s’mund të detyrohet Mali i Zi që të dërgojë në Arbitrazh marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën.

Poashtu O’Conenell është shprehur mjaft ashpër edhe ndaj vendimit të Supremes për rikthim në garë të kandidatëve që u deçertifikuan nga KQZ-ja.dhe e quan kriminel deputetin Zafir Berisha, kryetar të Prizrenit. Berisha ishte ankuar në Gjykatën Supreme e cila e riktheu në garë atë dhe kandidatët tjerë.

Kështu është kur ”shteti Protektorat” i quajtur Kosovë përndryshe ‘Hani i Elezit’ e udhëhequr nga një mandator të nivelit ambasador i cili nuk i përkas as Unionit Evropian, po dirigjon politikën në vendin tënd!? Mjerë për ne që verbërisht besojmë përallave tallava të Perëndimit dhe udhëheqësve servil ngase Kosova më shumë i gjason ‘’Hanit të Elezit’’ sepse nuk dihet kush është ‘Hanxhiu e kush është Jollxhiu’!

Poashtu Plaka Lucia Nadin dhe Instituti Italian i Kulturës sponsorizojnë islamofobi dhe turkofobi duke botuar ‘statutet e shkodrës’ mbi mundjen e bandave venedikase në Shkodër nga turqit fitimtar. Ama historia shtrembërohet dhe tregohet sikur turqit mundën shqiptarët dhe jo venedikasit.  

Gjithashtu nga qarqe të ngjajshme destruktive promovohen dezinformata me fotot e Luftërave Ballkanike ku me dhjetra qytetarë civil tregohen sikur të jenë shqiptarë të ngunjuar në shtylla nga ushtria turko-osmane, kurse realiteti qëndron ndryshe. Ngjarja në fjalë tregon për civilët serb të ngunjuar nga ushtria austro-hungareze gjatë Luftërave Balkanike.  

Në anën tjetër Serbia me zajednicat është mandatory që nënshkruan protokolle me karakter ndërkombëtarë në vend të Kosovës …!!??

Dhe kështu shprehet Muhamed el Gazaliu;

Despotizmi politik llogaritet ndër shkaqet e para të paralizimit mendor. Despoti vëren vetëm vetveten, ai di vetëm për interesat e tij, afër vetes e merr vetëm atë që e kënaqë dhe që i bëhet servil.

Kujtoj se në këtë ambient të zymtë dhe të amullt, plot lajkatues dhe mendjemadhësi, aftësitë shpirtrore vdesin. Despotizmi i verbër kontribuon edhe në ngushtimin e rrugëve të riskut, pasuritë më të majme bëjnë të kalojnë nëpër duart e individëve pushtetmbajtës, ai është që jep pasuri dhe varfëri…etj!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne