Etilda Gjonaj i vë kusht Deutsche Welle-s: Mos më pyesni për Xhafajn dhe Tahirin, nëse doni intervistë

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një kusht që iu vu nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pas kërkesës së saj për intervistë. Shuka thotë se kushti i ministres ishte që të mos kishte asnjë pyetje për Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin, dy ministrat e brendshëm të lidhur në mënyra të ndryshme me aferat drogës.

Por gazetarja ka treguar se e ka hedhur poshtë kërkesën e ministres, duke e konsideruar shkelje të etikës. Si përfundim, intervista me Deutsche Welle është anulluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne