Sport

Euro 2020/ Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen historike, përballet me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e saj historik, atë me Anglinë.

Skuadra angleze vjen të luajë në Kosovë për herë të parë, ndërkohë që sfida e sotme konsiderohet si ndër më të rëndësishmet për kombëtaren kosovare.

Kujtojmë se ndeshja është e vlefshme për kualifikime në Euro 2020 dhe zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një tjetër sfidë e rëndësishme është edhe ajo mes Shqipërisë e Francës, ndeshje që do të luhet për herë të parë në stadiumin e ri “Air Albania”./tpz

OPINIONE

INTERVISTA