Euro 2020 – Kosova gjunjëzon Bullgarinë në “Vasil Levski” të Sofjes

Të hënën në mbrëmje u zhvilluan 12 ndeshje në ditën e parë të javës së 4-t të grupeve A, B, D, F dhe G, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2020.

Në Grupin F, Spanja mposhti Suedinë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 3-0. Golat u shënuan nga Ramos me penallti në minutën e 64-t, Morata me penallti në të 85-n dhe Oyarzabal në minutën e 87-të.

Surpriza erdhi në Grupin A, ku Kosova ia doli të marrë një fitore të madhe në stadiumin “Vasil Levski” të Sofjes duke mposhtur Bullgarinë me rezultatin 2-3.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera të së hënës janë si më poshtë:

Grupi A

Çeki – Mal i Zi: 3-0

Bullgari – Kosovë: 2-3

Grupi B

Ukrainë – Luksemburg: 1-0

Serbi – Lituani: 4-1

Grupi D

R. Irlandës – Gjibraltar: 2-0

Danimarkë – Gjeorgji: 5-1

Grupi F

Spanjë – Suedi: 3-0

Maltë – Rumani: 0-4

Ishujt Faroe – Norvegji: 0-2

Grupi G

Poloni – Izrael: 4-0

Letoni – Slloveni: 0-5

Maqedoni e Veriut – Austri: 1-4

Java e 4-t e fazës së eliminatoreve për Euro 2020-n do të mbyllet të martën me 13 takime në grupet C, E, H, I dhe J.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne