Eurodeputetët e KKE-së greke denoncojnë në Parlamentin Evropian provokimin antikomunistë në Ukrainë

Grupi i PK të Greqisë (KKE) në Parlamentin Europian denoncoi me pyetjen e bërë ndalimin e kandidaturës së Sekretarit të Parë të K.Q të Partisë Komuniste të Ukrainës, Petro Simonenko, nga Komisioni Zgjedhor i Ukrainës. Në pyetje shënohet se:

«Qeveria e Ukrainës dhe Komisioni Zgjedhor i kontrolluar prej saj, ndaloi kandidaturën e Sekretarit të Parë të KQ të PK të Ukrainës, Petro Simonenko, në zgjedhjet presidenciale të 31 marsit, duke zbatuar ligjin e ashtuquajtur për “de-komunizim”. Sipas arsyetimit që u dha nga ky Komision Zgjedhor, është e ndaluar të jetë kandidatë për Presidencën e Ukrainës ata individëve dhe ato parti që propagandojnë komunizmin dhe nacional-socializmin (!) dhe simbolet e tyre. Sigurisht që ky ligj anti-komunist nuk e pengojë aspak qeverinë Porosenko të vendoste për ditë-festë kombëtare ditën e lindjes së kriminelit famëkeq, Stepan Bandera, bashkëpunëtor ukranez i nazistëve dhe SS, as pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritare në “protestat” e grupeve neo-naziste.

Dihet se qeveria reaksionare e Ukrainës u ngjit në pushtet në mënyrë puçiste dhe me mbështetjen e hapur të BE-së, SHBA-ve dhe NATO-s, si dhe me mbështetjen e forcave fashiste, dhe vazhdon të gëzojë mbështetjen e shumëllojshme të BE-së.

Pyetet përfaqësuesja e lartë:

Çfarë pozicioni mbani ndaj këtij ndalimi të kandidaturës së Sekretarit të Parë të KQ të Partisë Komuniste të Ukrainës, Peter Simonenko, dhe në përgjithësi ndaj fushatës dhe persekutimeve që ka ndërmarrë qeveria e Ukrainës kundër komunistëve, duke shkelur brutalisht të drejtat dhe liritë demokratike të popullit e Ukrainës?».

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne