Eurodeputeti Fleckenstein “rrëzon” raportin e teknikëve/Nuk ndikon për integrimin

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ka komentuar raportin final të ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një intervistë për Report Tv, Fleckenstein deklaron se raporti i ministrave të PD nuk do të ketë një ndikim negativ në integrimin e vendit.

Më tej, eurodeputeti shton se raporti merr një vlerë tjetër, nëse edhe OSBE ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe më pas mbetet për t’u parë sesi do të veprojë qeveria.

Intervista e plotë e eurodeputetit:

1.A do të ndikojë negativisht raporti i ministrave të opozitës për zgjedhjet parlamentare 2017 në integrimin e Shqipërisë?
Fleckenstein: “Raporti I ministrave teknik jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE/ ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to.”

2. Shkelja e lirisë së votës vazhdon ende si fenomen, a mendoni se qeveria shqiptare ka bërë mjaftueshëm për të garantuar këtë liri?
“ Isha shumë I sigurtë se “ministrat e ri teknik” do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që Raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë.”

3. Qeveria e Rama 2 për shkak të 74 mandateve është sot më e fortë, opozita vazhdon të jetë e dobët. Çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për demokracinë?
“Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë.
Sigurisht që ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternative për mënyrën e mundshme të qeverisjes.
Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne