Shqiperia

Euronews: Plehrat e Shqipërisë ndotin edhe bregdetin e vendeve fqinje

 

Euronews i rikthehet problemit të plehrave në Shqipëri, si një çështje që shqetëson tashmë edhe vende të tjera të rajonit dhe që mund të bëhet gjithashtu pengesë për integrimin e vendit në BE.

“Shishe plastike, kanaçe dhe të gjitha llojet e plehrave kanë mbushur bregun, sjellë nga rryma e lumenjve dhe përrenjve pas shirave të shumta në javët e fundit. Mbeturinat e sjella në det nga lumenjtë e Shqipërisë thuhet se kanë shkuar qindra mijëra lart në veri deri në portin e Dubrovnikut, në Kroaci”, thotë Euronews.

Kjo situatë është shqetësuese për qytetin që pret miliona turistë çdo vit. Ambientalistët në vendin tonë e shpjegojnë këtë situatë me mungesën e politikave të duhura për menaxhimin e mbetjeve.

Shihni videon më poshtë.

OPINIONE