Përplasjet mes policisë, qytetarëve dhe simpatizantëve të opozitës janë pasqyruar edhe në media të rëndësishme të huaja. Media e njohur europiane “Euronews” shkruan se demonstruesit e opozitës u përpoqën të sulmonin një shkollë në Shqipëri, në një përpjekje për të shkatërruar zgjedhjet që janë parashikuar më datë 30 qershor.
Presidenti Ilir Meta shtyu zgjedhjet në fillim të këtij muaji. Ai tha se kjo gjë bëhet për shkak se në vend ka krizë politike. Mirëpo, partia në pushtet, PS e kryeministrit Edi Rama ka injoruar dekretin e presidentit Meta dhe vazhdon fushatën elektorale nëpër bashki të vendit. Partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin që nga shkurti dhe e akuzojnë Ramën për blerje votash.
- Janë 14 qytete të drejtuara nga mbështetësit e opozitës kanë qenë të përfshirë në përleshjet me policinë që nga e marta. Protestuesit kanë brohoritur nëpër qendra të votimit “Rama ik” dhe “nuk ka zgjedhje me një parti”. Paqëndrueshmëria vjen në një kohë vendimtare për ofertën e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. BE shtyu për në vjedhtë përgjigjen pë hapje të mundshme të negociatave me Shqipërinë.
Kryeministri Rama shkroi në rrjetet sociale se turbullirat në vend kanë për të dështuar. : “Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do të dështojë”, shkroi ai./bw