Europol zbërthen bandën e trafikut të armëve, shqiptarë të arrestuar

EUROPOL finalizon me sukses operacionin “kaliber” për trafikun e armëve në Ballkan.

Pjesë e operacionit dhe Shqiperia ku janë kryer kontrolle dhe arrestime. Burime për Report Tv thanë se operacioni është zhvilluar në data 17 dhe 18 nëntor. Në total janë sekuestruar 135 armë zjarri, 7000 fishekë. Operacioni i koduar “kalibër” është kryer me disa polici përfshirë ato: angleze, suedeze, sllovene, bullgare, greke, rumune, spanjolle, hungareze, shqiptare, Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Po ashtu në këtë operacion janë arrestuar 18 shtetas të gjithë nga Ballkani mes tyre dhe shqiptar. 153 shtetasve u është refuzuar qendrimi në vendet e BE si të dyshuar për trafik armësh dhe emigrant ilegal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne