Eurozonë – Besimi i investitorëve pëson 8 pikë rënie në qershor

Siç bën të ditur grupi i hulumtimeve mbi tregjet e kapitalit me seli në Frankfurt, Sentix, Indeksi i Besimit të Investitorëve në Eurozonë ka pësuar një rënie me 8 pikë në qershor duke u fundosur në -3,3 pikë, nga 5,3 që ishte në maj; ndërkohë që sipas parashikimeve ky tregues nuk duhet të binte nën nivelin e 2,9 pikëve.

Gjithashtu Indeksi i Pritjeve, i cili mat pritjet e investitorëve për 6 muajt e ardhshëm, ka rënë në muajin e gjashtë të vitit nga -0,3 pikë, në -12,3 pikë.

Indeksi i Besimit të Investitorëve ka pësuar rënie edhe në Gjermani, një vend me ekonomi të bazuar në eksport. Në qershor, treguesi në fjalë ka rënë me 8,6 pikë duke shënuar nivelin më të ulët të kohëve të fundit: -0,7 pikë.

“Që kur administrata amerikane, e cila pretendon se pajisjet e rrjetit Huawei përbëjnë një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare, u ndaloi kompanive të saj biznesin me gjigandin teknologjik kinez, lufta tregtare ‘e ftohtë’ rrezikon të transformohet në një luftë tregtare ‘të nxehtë’. Ky është edhe shkaku kryesor i rënie së besimit të investitorëve”, ka vlerësuar drejtori i përgjithshëm i Grupit Sentix, Manfred Hubner./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne