Evi Kokalari: Lea (Lemane) Ypi eshte sorosiste, financuar me 4,500,000 dollarë nga Soros

Evi Kokalari sulmon nga SHBA sorosisten Lemane Ypi, mbesen e kuislingut fashist Xhafer Ypi. Kokalari pretendon qe Lemane Ypi e cila ne media shfaqet me emrin Lea Ypi eshte pjese e nje skeme sorosiste per te mbajtur pushtetin ne Shqiperi, pas rrezimit te Edi Rames nga administrata Trumpi.

Me poshte eshte komenti i Kokalarit:

 

Evi Kokalari

Ja pra, Edison Ypi. Unë po matëm me Lea Ypin, por pyetja thelbësore është kjo: a matet dot Lea Ypi me mua? Ta garantoj që jo.

Kjo është hipokrizia thelbësore: promovim i vazhdueshëm mediatik pa asnjë sfidë të drejtpërdrejtë intelektuale, çka e ka zhvendosur debatin nga hapësira publike serioze në arenën e rrjeteve sociale.

Lea Ypi po promovohet masivisht si akademike e rrallë, shkrimtare e famshme, e deri si filozofe e vetëshpallur. Ky promovim nuk është organik dhe as i pavarur. Lea Ypi është promovuar sistematikisht nga George Soros dhe rrjeti i tij ideologjik.

Lea Ypi është përkthyer në mbi 40 gjuhë pikërisht përmes kësaj infrastrukture. Ajo ka marrë rreth 4,500,000 dollarë për një projekt trevjeçar, që synon promovimin e ideologjisë bazë përmes së cilës Soros shtyn globalizmin e tij në universitete dhe hapësira akademike. Lea Ypi nuk është filozofe; ajo është një vegël super e sofistikuar ideologjike, e cila ka kaluar mbi 20 vjet duke studiuar idhujt e Sorosit, me fondet e George Sorosit.

Kjo nuk do të thotë se Lea Ypi nuk ka intelekt apo talent për të shkruar — absolutisht jo. Por do të thotë se ajo zgjodhi të instrumentalizohej, zgjodhi të ndërtonte karrierën mbi ideologji dhe financime të caktuara, dhe gjatë rrugës hodhi baltë mbi familjen e saj të persekutuar, për të justifikuar narrativën që i shërben sponsorëve të saj.

Me gjithë respektin për shkrimet e tua Edison, unë jam marrë personalisht me Lea Ypin. As ti dhe as askush tjetër nuk mund të më akuzojë mua — të paktën mua — se mbijetoj me “kockat e Sali Berishës”. Madje, çdo ndihmë që kam dhënë jo vetëm s’ka qënë për kockat e Berishës, por kur është ofruar kocka me gjithë mish, e kam refuzuar, sepse kam vepruar pa kushte, pa interes për spotlight, para apo famë në Shqipëri.

Gjithçka që kam bërë, e kam bërë duke ruajtur integritetin tim dhe emrin e familjes sime, që nuk i janë përkulur asnjëherë asnjë monstër politike që ka prodhuar ai vend. Ironikisht, mënyra se si u manipulova nga klani Berisha lidhet drejtpërdrejt me neverinë time të hapur ndaj George Sorosit — për të cilin kam shkruar në media të djathta amerikane shumë përpara se kjo temë të bëhej diskurs publik.

Ata që shkruajnë me 150 fjalë dhe 20 germa, i dashur Edison, janë pikërisht ata që e intervistuan Lea Ypin dhe nuk patën as takatin intelektual, as guximin, ta sfidonin për asgjë që thoshte. As vetë Lea Ypi nuk ka takat të debatojë seriozisht teoritë e saj politike me njerëz që, edhe pse nuk e kanë ndërtuar karrierën profesionale mbi akademinë, kanë studiuar thellësisht Kantin, Marksin, stoikët, Platon dhe Sokratin — paralelisht me një jetë profesionale 100% kapitaliste, politikë aktive dhe familje.

Ne kemi gjetur kohë jo vetëm të lexojmë Kantin dhe Marksin, por pothuajse gjithë repertorin e stoikëve dhe të filozofëve që i paraprijnë Sokratit, për të kuptuar se si u ndërtua qytetërimi perëndimor. Stoikët ndërtuan civilizimin perëndimor; Lea Ypi, përkundrazi, i jep ujë atyre që e shkatërruan atë dhe vazhdojnë ta shkatërrojnë edhe sot.

A e ka menduar kush seriozisht se çfarë ndodhi me vetë artin, pikturën, letërsinë dhe filozofinë pas Marksit dhe bolshevikëve? A ka realisht ndonjë njeri që guxon të krahasojë Picasso-n — një zhgarravinë të pakuptimtë — me Botticellin, Leonardon, Michelangelon, Raphaelin apo Donatellon?

Lea Ypi i përket të njëjtës hipokrizi marksiste, dhe aty ka shkuar me dëshirë të plotë. Askush nuk e detyroi.

Po, politika është shkencë dhe mësohet në shkolla — dhe jo vetëm. Por sërish, ky është thelbi: edukimi i Lea Ypit vjen pikërisht nga ata që i kanë sjellë dëme fatale Shqipërisë dhe botës.

Të merresh me Lea Ypin mund të jetë e pamundur për idiotët që e ftojnë në studio, por unë e ftoj publikisht në debat: qoftë për teoritë politike të majta dhe të djathta, për historinë e persekutimit në Shqipëri, për kapitalizmin “koheziv”, për të cilin ajo ka bërë tre vjet kërkime për të gjetur mënyra se si të fusë teoritë e Sorosit në funksion. E ftoj të debatojë për Popperin, Karl Marksin, stoikët, Platon dhe Sokratin — dhe pse jo, edhe për letërsinë.

Lea Ypi nuk është as fenomenale dhe as gjeniale. Ajo është një produkt i drejtpërdrejtë i George Sorosit. Duke gjykuar nga shkrimet e tua — dhe seriozisht, nuk kam ndërmend të lexoj librat e saj — kam bindjen se Lea kishte genin e duhur dhe mund të kishte ndriçuar akademikisht edhe vetë. Por ajo zgjodhi rrugën më të lehtë: financimin total nga Sorosi.

Ky është thelbi i debatit. Kjo është hipokrizia.

Lea ka artikulim fantastik për sa kohë flet për çfarë ka studiuar dhe shkruar, për të cilat ka pasur kohë të bollshme të bëjë kërkime arkivore. Por në çdo moment që del nga tema, ajo stonon rëndë në fakte dhe analizë. Duke filluar me pretendimin absurd se Traktati i Jaltës instaloi Enver Hoxhën në Shqipëri, apo se SHBA nuk ndërmori asnjë përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist.

Lea Ypi do të bënte mirë të lexonte histori të shkruara nga autorë shqiptarë dhe të huaj, dhe pse jo, librin e dhëndrit të Muntaz Kokalarit, Albert Lulushi, “Operation Valuable Fiend: The CIA’s First Paramilitary Strike Against the Iron Curtain”, që pasqyron pikërisht përpjekjet e CIA-s dhe të amerikanëve për të shpëtuar Shqipërinë.
Intelekti i Lea Ypit është bllokuar aty ku e ka drejtuar George Soros. Kjo është fatkeqësia e “pavarësisë” që të jep financimi nga interesa të caktuara.

Nuk do ta prek as temën e “rrugacit gjirokastrit”, sepse ky përgjithësim i gjirokastritëve përputhet fiks me arrogancën e Lea Ypit ndaj Shqipërisë. Gjirokastra ka nxjerrë Kadarenë, Musine Kokalarin, Eqrem Çabejn — figura puro shqiptare — dhe jo përzierje të ardhura nga Azia e Vogël, që krenohen ende sot me pashallëqe që e lanë Shqipërinë cyryke.

Sa për “anglishten perfekte”: Lea Ypi nuk flet as “American English” më mirë se Trump, as “British English” më mirë se Shekspiri. Ajo flet si çdo emigrant tjetër i arsimuar në Angli apo SHBA. Një zhargon më i pasur nuk është kriter superioriteti intelektual.

George Soros nuk ka promovuar vetëm Lea Ypin. Një dekadë më parë, në New York, shfaqet edhe Evis Sala – sot ministre e Edi Ramës. Ajo filloi punë menjëherë si shefe e radiologjisë në Memorial Sloan Kettering Cancer Center, një nga spitalet më elitare të kancerit në botë. Sloan Kettering është një institucion jo-fitimprurës që funksionon kryesisht me donacione dhe strehon disa nga mjekët më të mirë në SHBA, me paga që variojnë nga 200,000 deri në 500,000 dollarë në vit. Të hysh aty si staf është jashtëzakonisht e vështirë.

Pyetja legjitime është: si arriti Evis Sala në këtë pozicion? A ishte ajo aq e pazëvendësueshme sa spitali nuk gjente dot profesionistë më të denjë nga vetë SHBA por solli Salën nga Europa? Vështirë të besohet. Evis Sala është vajza e Valdete Salës, ish-drejtoreshë për shumë vite e Fondacionit Soros në Shqipëri, ndërkohë që George Soros ka qenë pjesë e bordit drejtues të Sloan Kettering. Këto lidhje shpjegojnë më shumë sesa çdo CV. Më pas, Evis Sala u promovua nga i njëjti rreth ndikimi (Soros-Rama) deri në postin e Ministres së Shëndetësisë.

Në kontrast të plotë qëndron Shpëtim Telegrafi, mjek që erdhi në SHBA si emigrant, pa asnjë mbështetje, dhe ndërtoi karrierën vetëm mbi aftësitë e tij. Sot është Research Professor në NYU Langone. Ju garantoj se Shpëtim Telegrafi do të ishte një ministër shumë më i mirë, sepse arritjet e ndërtuara në çdo fushë vetëm mbi aftësitë e tua — në kontrast me promovimet fallco të Sorosit — formojnë karaktere të forta dhe njerëz me integritet real.

Ky është dallimi mes meritës reale dhe promovimit të dirigjuar. Dhe ky është modeli që shpjegon jo vetëm rastin Evis Sala, por edhe fenomenin Lea Ypi.

Lea Ypi është një promovim masiv i George Sorosit dhe Edi Ramës — dhe për shumë prej nesh, të dy këta janë turp të lidhen me çfarëdo arritjeje personale.

Deri sa Lea Ypi të arrijë gjithçka pa financime ideologjike, pa promovim të dirigjuar, ajo mbetet një figurë artificiale — më e ngjashme me Nexhmije Hoxhën sesa me një intelektuale të lirë. Kulmi i cinizmit ideologjik të Lea Ypit u pa në komentet e saj për Venezuelën, (video më poshte), ku – në mënyrë tronditëse – relativizoi vuajtjen e një populli të shtypur duke sugjeruar se “nuk dihet nëse populli e donte apo jo ndryshimin e një regjimin diktaktorial si ai i Maduros”. Ky është pikërisht refreni klasik i çdo apologjeti marksist: mohim i realitetit empirik në favor të një narrative ideologjike.

Kjo logjikë është identike me justifikimet e Nexhmije Hoxhës, kur i thoshte Musine Kokalarit se “Çdo të thote do hapësh partinë tënde? Nuk na duhen parti të tjera, ne kemi Partinë Komuniste”. Është e njëjta mendësi që i mohon individit të drejtën për të mos e dashur shtypjen e vet.

Unë kam miq në New York që u detyruan të largohen nga Venezuela e Maduros — njerëz me PhD nga Columbia University, të ndërtuara me forcat e tyre, pa financime ideologjike, sot pjesë e think tank-eve më serioze amerikane. Ata e njohin nga afër se çfarë do të thotë “ta dojë populli regjimin”. Dhe për ta, Lea Ypi nuk është as e thellë, as e guximshme — por thjesht një majtiste e mbivlerësuar, e promovuar nga e njëjta monstër ideologjike që ka prodhuar këto katastrofa: George Soros.

Zot, ki mëshirë për këtë komb të dermuar, të shkatërruar nga duart e monstrave!

(🎥 Gazeta Tema)/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne