Evropa, Rusia dhe Kina të vendosur të mbështesin Iranin

Evropa, Rusia dhe Kina kanë shpreh të premten gatishmërinë që të mundësojnë Iranin të “vazhdojë” të eksportojë naftën dhe gazin përkundër qëllimit të SHBA-ve që të ndalojë. Premtimet e ministrave të punëve të jashtme të pesë fuqive nënshkruese të marrëveshjes nukleare me Iranin(Gjermania, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia) janë pjesë e 11 kërkesave të definuara të premten në Vjenë në takimin me Iranin me të cilën dëshirohet të shpëtohet marrëveshja.

SHBA-të kërkojnë nga të gjitha shtete e botës që gjer më 4 nëntor të ndërpresin importin e naftës iraniane në rast se nuk duan sanksionet amerikane. Evropianët nga ana tjetër vazhdojnë dialogun me Iranin për të shpëtuar marrëveshjen nukleare i cili do të parandalojë zhvillimin e armës nukleare. Pas takimit dyorësh pjesëmarrësit kanë publikuar listën e 11 kërkesave të cilët do të “rezultonin me zgjidhjet praktike që të shpëtojë normalizimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Iranin” sipas deklaratës së përbashkët të publikuar.

Në mesin e këtyre qëllimeve ceken, përveç mbështetjes së eksportit të naftës iraniane, edhe”ruajtja e kanaleve financiare me Iranin, vazhdimi i komunikimeve detare, tokësore, ajrore dhe hekurudhore, promovimi i mbulesës kreditore të eksportit, mbështetja e qartë dhe efektive e operatorëve ekonomik të cilët tregtojnë me Iranin, inkurajimi investimeve të reja në Iran, mbrojtja e operatorëve ekonomik për investimet e tyre dhe aktivitetet tjera financiare në Iran”.

Nuk ceken, megjithatë se si konkretisht synojnë të realizojnë, pasi që investitorët e huaj veç kanë filluar të largohen nga Irani për shkak të kthimit të sanksioneve amerikane. Synojnë të punojnë në”zgjidhjet praktike””në saje të përpjekjeve bilaterale” dhe prap të takohen për të shqyrtuar progresin e arritur.

Nga State Departamenti më herët kanë porositur se qëllimi amerikan është që të ardhurat nga nafta të “sillen në zero” ashtu që pushteti i atjeshëm të detyrohet të ndryshojë sjelljen e saj. Presidenti iranian Hasan Ruhani ka paralajmëruar se eksporti i naftës nga rajoni do të mund të rrezikohet në rast se SHBA-të përpiqen të imponojnë presione në klientët që të ndalen të blejnë naftën iraniane.

Ai ka aluduar se Irani do të mund të parandalojë eksportin rajonal në rast se ndërkrehet eksporti i naftës pasi që SHBA-të janë tërhequr nga marrëveshja nukleare me Iranin.”Amerikanët theksojnë se dëshirojnë në tërësi të ndërpresin eksportin e naftës iraniane. Nuk kuptojnë kuptimin e kësaj deklarate pasi që nuk ka kuptim që nafta iraniane të mos eksportohet, ndërsa nga pjesa e rajonit të eksportohet”, ka theksuar ai.

Burimi : Al Jazeera / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne