Expresi i katolikut Buzhala sulmon hoxhën për lirinë e fjalës dhe mendimit

Expresi i katolikut Berat Buzhala, që i përgjon dhe i sulmon hoxhallarët dhe muslimanët shqiptarë, ka sulmuar hoxhën e Vitisë, Mubarek Misini për lirinë e fjalës dhe mendimit. Sulmi ndaj klerikut musliman erdhi pas një statusi të tij në median sociale facebook ku ai shprehte dyshimin e tij lidhur me vizitën e ish presidentit amerikan Bill Klinton në njëzet vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Ky status i shkurtër dhe jo shumë i qartë mjaftoi që Expresi i islamofobit katolik Berat Buzhala, që tashmë është kthyer në një agjenci spiunazhi të mendimit dhe lirisë së fjalës së hoxhallarëve dhe muslimanëve, të godiste figurën e nderuar të hoxhë Mubarek Misinit nga Vitia e Kosovës.

Me sa kuptohet nga statusi i tij në facebook, imami duhet të ketë ditur dicka lidhur me këtë vizitë të Clintonit në Kosovë por presioni mediatik me prapavijë islamofobe ka bërë që ai të postojë një status të dytë ku sqaronte dhe thoshte se Clinton kishte ardhur në Kosovë për të mirë dhe si mik.

Megjithatë, kur është fjala që për të tilla informacione të shkruajnë personalitete të klerit musliman, reagimi nga islamofobë si Arbana Xharra, Berat Buzhala dhe të tjerë, si dhe nga media islamofobe, të vijë i mbushur me lajme të rreme dhe me plot urrejtje fetare kundër islamit, kundër figurës së hoxhallarëve dhe kundër lirisë së fjalës dhe mendimit të shprehur nga ana e muslimanëve./Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne