Fabian Topollaj kërkon ‘qeverisje teknike’ edhe për Bashkinë e Tiranës

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po shfrytëzon potencialin e Bashkisë për karrierën e vet politike dhe nuk i vjen aspak në ndihmë qytetit përmes projekteve.

Në një status në Facebook të cilin e titullon “Një qeverisje teknike edhe për Bashkinë e Tiranës”, ai kërkon të dijë nga Veliaj përse bulevardi i ri i Tiranës po përfundon me dy vite vonesë, një projekt që e ka nisur Lulzim Basha kur drejtonte Bashkinë por që punimet u bllokuan nga Kryeministri Rama.

Statusi në Facebook i këshilltarit të PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj:

Nje “qeverisje teknike” edhe per Bashkine e Tiranes.

Tirana eshte sot qyteti qe po vuan kostot me te larta nga politika e dites. Qe ne diten e pare te punes, Erion Veliaj nuk e pa qytetin si mundesine per ti sherbyer atij dhe per te krijuar profilin e nje administratori te afte qe neser mund ti shperblehej edhe ne mbeshtetje te shtuar politike, por vetem si minieren e arte per ta shfrytezuar qytetin dhe resurset e tij me qellim sponsorizimin e karrieres se vet politike nepermjet parave qe vjedh ne Bashki.
Kryebashkiakun e shohim ne tryeza negociatash me aleatet qeverises per te rinovuar kontraten midis Rames dhe Metes, por nuk e pame asnje dite te ulej me bizneset e qytetit per te diskutuar politiken e tij fiskale qe nepermjet disafishimit te menjehershem te taksave jo vetem ka rritur koston e jeteses dhe ka ulur te ardhurat e bashkise, por dhe ka cuar drejt falimentit me dhjetra e qindra njesi tregtare dhe ka rritur numrin e te papuneve ne nje kohe te shkurter.

Kryebashkiaku kujdeset per te komentuar cdo aktivitet politik te dites, por ende nuk ka realizuar karten e rezidentit apo bileten elektronike qe I premtonte kur kalonte vendimet grabitese per rritjen e cmimit te biletes se transportit urban dhe vendosjen e tarifes se parkimit ne 65 rruge dhe 40 sheshe te qytetit.
Kryebashkiaku flet edhe per rendesine e vetingut, madje dhe si do na I beje me te mire qytetin reforma ne drejtesi, por ende nuk ka dhene nje shpjegim per Ardit Gjonklajn, per koncesionet e parkimit, per monopolin e kioskave te qytetit apo per tenderat e bashkise qe ne pjesen derrmuese te tyre behen pa gare.

Kryebashkiaku shfrytezon veprat e siguruara nga paraardhesi I tij, si rasti I Bulevardit te Tiranes, per celjen e fushates se partise socialiste ne zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, por ende refuzon te shpjegoje pse bulevardi I Tiranes po perfundon me te pakten 2 vjet vonese, cila qe arsyeja e bllokimit te stacionit multimodal te qytetit, nderhyrjes te Lumi I Tiranes, rruges se Kosovareve etj.
Tirana ka nevoje sot per nje administrator dhe jo per nje politikan, per nje politikan si Veliaj qe manipulimin dhe korrupsionin e ka armen e vetme te punes, jo e jo.

Nen shembullin e qeverise qendrore, por per arsye krejt te ndryshme, shihni mundesine e nje qeverisje me pak politike dhe me shume teknike per qytetin e Tiranes ne keto 2 vite te mbetura te mandatit tuaj z Veliaj.
Qytetaret kane percaktuar qe ne te Partise Demokratike dhe aleateve tane te qendrojme ne opozite ne pushtetin vendor kete mandat, ndaj nuk po kerkoj te na perfshini ne qeverisjen e Tiranes, do tju jemi mirenjohes vetem nese na lini te bejme opozite, te therrisni mbledhjet sipas percaktimeve ligjore te pakten nje here ne muaj, te mos I mbyllni ato pa mbaruar diskutimet e perfaqesuesve te opozites dhe te mos na nderprisni fjalen sa here nuk ju pelqen ajo qe themi, se ne prandaj jemi ketu. Por me njerezit tuaj , me aleatet tuaj, ju mund ta beni me pak politike dhe me shume teknike qeverisjen e Tiranes, si e vetmja menyre per ti sherbyer qytetit dhe jo liderit tuaj politik.
Se pari ju duhet nje jurist I mire ne krye te drejtorise juridike qe te “qepi letrat” te pakten, se rrezikoni perfundimin parakohe te mandatit per shkak te renies ne burg.

Ne krye te drejtorise se arsimit vendosni dike nga Lsi. Keta te Lsi e kane kuptuar se me terheqjen e shtetit nga subvencionimi I arsimit te larte nepermjet ligjit te ri te arsimit te larte, per te qene ne perputhje me Kushtetuten, Bashkia do duhet te trajtoje me burse te gjithe studentet e Tiranes qe fitojne te drejten ne universitetet publike.
Ne krye te urbanistikes vendosni nje socialist klasik, dmth te pakten te mos jete rilindas. Sepse e majta ne ideologji mbeshtetet tek e mira e perbashket. Dhe nje socialist I tille mund te na kursente disa hapesira publike ne qytet, ne te kundert qyteti s’do te kete tjeter vecse kulla e beton.
Ne krye te sporteve vendosni nje socialist tirons. Qe te kujdeset pak dhe per “Sport Klub Tiranen” ish “17 Nentorin”, ku bashkia eshte aksionere dhe jo vetem per Partizanin. Sepse me kete neglizhence nuk do jete cudi qe krenaria e sportit Kryeqytetas te katandiset dhe ne kategori te dyte.
Tek politikat fiskale vendosni nje liberal, ndonje pronar universiteti privat me te cilin ndani biznese mund t’ju ndihmonte me plot djem e vajza qe e kuptojne se taksa te ulta do te thote performance me e larte fiskale, zhvillim ekonomik me i shpejte.

Nuk po bej kerkesa te vecanta per cilsite qe mund te kete drejtori I auditit te bashkise. Sepse duke kerkuar te beni nje qeverisje teknike vetem me te majte eshte e veshtire qe brenda radheve tuaja te gjeni nje njeri qe eshte kunder korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Por te pakten beni nje qeverisje me pak politke dhe me shume teknike per qytetin e Tiranes. Ne te kundert, Tirana e semure nuk pret me per tu kthyer ne nje qytet normal, ajo do te jete perfundimisht kufoma e ambicieve politike te kryetareve te vet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne