Bota

Facebook fshin postimin e Trumpit, përmbajnë “pretendime të gabueshme për COVID-19”

Rrjeti social Facebook ka fshirë një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e presidentit amerikan, Donald Trump, për arsye se përmbante “pretendime të gabueshme” rreth koronavirusit të ri (COVID-19).

Tensioni i “postimeve” të Trumpit me rrjetet sociale përfshirë edhe Twitter-in, këtë herë ndodhi edhe me Facebook.

Facebook hoqi videon në lidhje me COVID-19 nga faqja zyrtare e Trump në këtë platformë.

“Kjo video, përmban pretendime të gabueshme se disa njerëz kanë fituar imunitet ndaj COVID-19. Kjo situatë është shkelje e politikës për parandalimin e dezinformimit në lidhje me COVID-19”, tha një zyrtar i Facebook./AA

OPINIONE

INTERVISTA