Facebook heq llogaritë “e koordinuara” nga EBA dhe Egjipti

Gjigandi i mediave sociale Facebook sot ka hequr 211 llogari, 107 faqe, 43 grupe dhe 87 llogari në Instagram për “përfshirje në sjellje të koordinuara joautentike” që kishin origjinën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Nigeria, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke përmendur përdorimin e llogarive të rreme nga rrjetet për të shpërndarë përmbajtjen e tyre dhe për të rritur artificialisht angazhimin, Facebook në një deklaratë tha se rrjetet e koordinuara kryesisht vendosnin video, foto dhe lidhje në internet për të promovuar Emiratet e Bashkuara Arabe, veprimtarinë e vendit në Jemen dhe kritika ndaj Katarit, Turqisë dhe Iranit.

“Hetimi i Facebook gjeti lidhje me tre firma të marketingut, Charles Communications në Emiratet e Bashkuara Arabe, MintReach në Nigeri dhe Flexell në Egjipt”, theksohet në deklaratë.

Shumica e llogarive që u mbyllën u angazhuan në diskreditimin e Turqisë dhe Katarit, si dhe lëvizjeve dhe figurave tjera muslimane suni në rajon si Vëllazëria Muslimane dhe udhëheqësi i saj shpirtëror Yusuf al-Qaradawi.

Hetimi “gjeti lidhje me një gazetë egjiptiane El Fagr” pas fushatës së motivuar politikisht në mediat sociale.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një shtet i vogël në Gjirin me një popullsi më të vogël se 10 milionë, vetëm një e dhjeta e tyre janë shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa pjesa tjetër janë mërgimtarë.

Kohët e fundit, një tjetër platformë e mediave sociale, Twitter, mbylli mijëra llogari në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt për arsye të ngjashme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne