Facebook ka mbledhur të dhënat e thirrjeve dhe mesazheve në telefonat Android

U zbulua se rrjeti social Facebook, përmes aplikacioneve mobile, ka regjistruar dhe përdorur meta-të dhënat (metadata) në historikun e thirrjeve dhe mesazheve të përdoruesve të telefonave të mençur që përdorin sistemin Android. Ndërsa Facebook, në një deklaratë, tha se meta të dhënat u mblodhën me miratimin e përdoruesve dhe se nuk iu shitën palëve të treta.

Sipas një raporti në faqen e Ars Technica, shumë përdorues në postimet e tyre në Twitter, kanë raportuar se skedarët e të dhënave të shkarkueshme në llogaritë e tyre në Facebook janë detaje të hollësishme që përfshijnë historitë e tyre të thirrjeve me muaj dhe vite.

Informacionet e marra nga regjistrimet e thirrjeve përfshijnë emrat, numrat e telefonit dhe kohëzgjatjen e çdo thirrjeje. Një përdorues i Twitterit i quajtur Dylan McKay, në një mesazh tha se: “Kam shkarkuar të dhënat e mia në Facebook si Zip File. Historia e kërkimit që kam bërë me partnerin e nënës sime gjendet këtu.”

U raportua se Facebook këto informacione po i merrte nëpërmjet Messenger, një aplikacion shumë i përdorur në pajisjet Android.

Në vitet e fundit, aplikacioni është aktivizuar nga një kërkesë për leje për të “ndarë vazhdimisht” informacionet e kontaktit nëpërmjet një butoni të dialogut në aplikacion.

Përdoruesit që shqyrtojnë dosjet e të dhënave në llogaritë e tyre kanë theksuar se ata kanë zbuluar se historia e tyre e thirrjeve është regjistruar historikisht qe shumë vite edhe përpara paraqitjes së kësaj kërkese për leje.

Përdoruesit theksuan se në mesin e këtyre thirrjeve, kryesisht ishin bisedat që kishin bërë me njerëz në rrethin e tyre të afërt, si familja dhe miqtë.

Mbajtja e këtyre informacioneve në skedarin e të dhënave të përdoruesve krijon dyshime se ato mund të përdoren nga palët e treta për qëllime marketingu dhe analiza.

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, ka bërë së fundi lejet e qasjes për aplikacionet mobil më të qarta dhe më specifike. Deri në përditësimin e protokollit të ri të sigurisë të Androidit “Interfejsi për Programimin e Aplikacioneve” API, në muajin nëntor, hulumtuesit kanë mundur të qasen në të dhënat e thirrjeve dhe mesazheve të përdoruesve.

NË PAJISJET IOS NUK KA PROBLEM

Në anën tjetër, mbledhja e historikut të thirrjeve dhe mesazheve nuk është hasur në produktet e markës Apple që përdorin sistemin operativ iOS. Kjo për shkak se sistemi operativ iOS nuk i lejon aplikacioneve qasje në historikun e mesazhe dhe thirrjeve, me përjashtim të aplikacioneve të tilla si aplikacionet që bllokojnë mesazhet e reklamave të padëshiruara. Për shembull, aplikacionet e iOS së Facebook-ut nuk kanë qasje në këto të dhëna.

FACEBOOK REFUZOI KËTË AKUZË: ËSHTË MARRË MIRATIMI I PËRDORUESVE

Pas këtyre pretendimeve, Facebook i’u përgjigj akuzave përmes një deklarate.

Kur ky rrjet social e aktivizoi këtë veçori të përdoruesve, raportoi se Facebook mund t’i përdor këto të dhëna në rast të dërgimit apo pranimit të thirrjeve apo mesazheve me shërbimet Facebook Lite dhe Facebook Messenger. Gjithashtu, tha se të dhënat e Facebook-ut nuk i janë shitur palëve të treta.

Në deklaratë u tha: “Kohëve të fundit, mund të keni parë lajme se Facebook ka hyrë pa leje në historikun e thirrjeve dhe mesazheve të njerëzve. Por, situata nuk është kështu. Regjistrimi i historikut të thirrjeve dhe mesazheve është një veçori e cila kërkon miratimin e përdoruesve të Facebook Lite dhe Facebook Messenger në sistemin operativ Android. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të gjeni njerëz që kanë rëndësi për ju dhe të qëndroni në kontakt me ta si dhe ju ofron një eksperiencë më të mirë në Facebook. Njerëzit haptas pranuan të përdorin këtë veçori. Nëse përdoruesit ndonjëherë, nuk duan t’a përdorin këtë, ata mund t’a mbyllin në Settings dhe të fshin gjithë historikun e thirrjeve dhe mesazheve të mëparshme.”

Kohëve të fundit, Facebook ka qenë cak i kritikave për shkak të pretendimeve të Kompanisë Britanike të Analizës së të Dhënave, Cambridge Analytica,, se Facebook ka përdorur të dhënat personale të mbledhura pa leje nga llogarit e 50 milion përdoruesve të Facebook-ut për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në referendumin Brexit në Angli.

Ndërsa, pas skandalit, CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ishte i detyruar të kërkonte falje përmes njoftimeve në gazetë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne