Facebook u mbyll palestinezëve faqet pro-palestineze

Facebook ka mbyllur në mënyrë të njëanshme dhjetëra faqe pro-palestineze, një masë që palestinezët e kanë përshkruar si shkelje flagrante të lirive të mendimit dhe të shprehurit.

Zyrtarët izraelitë, duke përfshirë edhe Ministrin e Drejtësisë Ayelet Shaked, u takuan kohët e fundit me përfaqësuesit e Facebook, të cilët u kërcënuan me ndjekje penale nëse nuk do plotësonin kërkesat e Izraelit për të fshirë llogaritë e disa aktivistëve palestinezë.

Vetëm brenda katër muajve të fundit, Shaked paraqiti 158 kërkesa të ndara tek zyrtarët e Facebookut për fshirjen e përmbajtjeve në shumë faqe pro-palestineze në Facebook.

Deri tani Facebook i ka përmbushur pothuajse të gjitha kërkesat e Shaked.

Ghazi Bani Odeh nga Qendra Palestineze për Zhvillimin e Lirive të Medias, një OJQ palestineze, tha se Izraeli po mbështetet në një seri “mirëkuptimesh” të arritura me Facebookun dy vjet më parë për të hequr çdo përmbajtje që konsiderohet “nxitje për dhunë”.

Një ujdi e tillë “ndikon thellë tek shprehja e lirë”, tha Bani Odeh, duke thënë se si rezultat kohët e fundit kishin mbyllur “dhjetëra” llogari të palestinezëve në Facebook.

Sipas Bani Odeh, Facebook asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime të ngjashme kundër atyre që ai i përshkroi si “dhjetëra” faqe izraelite të njohura për nxitje të dhunës kundër palestinezëve dhe pronës së tyre./daysofpalestine/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne