Facebooku bllokon faqen arabe të Qendrës Palestineze të Informacionit

Facebooku të mërkurën në mbrëmje fshiu faqen arabe të Qendrës Palestineze të Informacionit, si pjesë e një fushate të ngritur kundër përmbajtjes palestineze në platformat e mediave sociale.

Administrata e Qendrës Palestineze të Informacionit tha se Facebooku kishte fshirë faqen e tyre të verifikuar arabisht, e cila ka rreth 5 milion ndjekës, pa ndonjë njoftim paraprak ose ndonjë arsyetim.

Administrata e Qendrës Palestineze të Informacionit i bëri thirrje Facebookut të anulojë vendimin e tij dhe të ndalojë sulmin ndaj përmbajtjes palestineze, duke pohuar se ata tashmë kanë filluar hapat praktikë për të rivendosur faqen.

Ata konfirmuan që faqja ishte fshirë ndërsa ishte e angazhuar në standardet e shpallura nga Facebooku, megjithë paragjykimet kundër kauzës palestineze dhe rezistencës ndaj okupimit, e cila është një e drejtë legjitime e garantuar nga të gjitha ligjet ndërkombëtare.

Facebooku më parë kishte bllokuar llogaritë personale të administratorëve dhe redaktuesve në mbledhjen e faqes arabe të Qendrës së Informacionit Palestinez.

Gjigandi i mediave sociale ka filluar një fushatë javët e fundit kundër përmbajtjes palestineze në platformën e tij duke fshirë raportet nga gazetarët, aktivistët dhe agjensitë e lajmeve.

Qendra Palestineze e Informacionit u themelua më 1 dhjetor 1997, dhe është faqja e parë e lajmeve palestineze, e përkushtuar për të mbrojtur çështjen palestineze dhe duke folur për të drejtat e popullit palestinez./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne