Facebooku sulmon Partine Muslimane te Shqiperise

Ne videon me siper Dr. Olsi jazexhi tregon mbi entuziazmin qe krijimi i Partise Muslimane te Shqiperise ka bere ne rrjetet sociale. Tregohet sesi Facebooku eshte hedhur ne sulm kunder idese se kesaj Partie. Facebooku ka fshire shkrimin e Olsit mbi partine dhe e ka bllokuar per 30 dite. Perndryshe grupi krijues i partise ka krijuar grupe pune ne Facebook, Whatsapp dhe VKontakt dhe pret sulme te reja ne facebook dhe ne media.

https://www.facebook.com/partiamuslimane

Partia ka vendosur qe simbol te saj te adaptoj gjysem henen dhe yllin sikur ne flamurin e Turqise, Pakistanit, Malajzise, Algjerise etj pasi ky simbol eshte simbol universal i muslimaneve synite. Partia Muslimane e Shqiperise do te ndjeki rrugen e Islamit politik i cili ka dhene rezultate te mira ne boten e Islamit qe nga Pakistani, Malajzia, Turqia, Irani, Tunizia etj. Duke qene nje parti me orientim nga Bota Islame, Partia Muslimane do jete nje parti e vertete opozitare ne Shqiperi. Kjo opozite i jep asaj shanse te shkelqyera per te qene lojtare ne politiken e vendit.

Me poshte eshte shkrimi qe Facebooku fshiu (dhe me pas e risolli) dhe e perdori si justifikim per bllokimin e faqes ne Facebook te Olsit:

Perse duhet Partia Muslimane e Shqiperise?

1. Prej disa vitesh ne Shqiperi ka marre fund demokracia. Vjedhjet e zgjedhjeve nga qeveria e Rilindjes dhe Partia Socialiste; kapja e Partise Demokratike dhe Socialiste nga njerezit e Sorosit dhe ambasades amerikane; vendosja e politikave te Shqiperise nga amerikanet; kapja e sistemit te drejtesise nga amerikanet; vettingu, SPAK-u, OFL qe po godet kapitalizmin shqiptar dhe instalon nje diktature amerikane ne te gjithe sektoret e drejtesise, legjislativit, medias; ligjet per kontrollimin e parave te cilat i kane shpallur lufte ekonomise se shqiptareve; mungesa e votimeve te lira dhe demokratike; zhdukja dhe lufta kunder shoqerise civile ne vend dhe mbi te gjitha lufta kunder muslimaneve shqiptare nga regjimi i Rilindjes se Edi Rames e ka sjelle situaten e shqiptareve dhe muslimaneve shqiptar ne Shqiperi ne nje pike shume kritike per ekzistencen e tyre. Qeveria islamofobike e Edi Rames, Sander Lleshit dhe Erion Velise, nje qeverisje e cila udhehiqet nga katolike dhe protestante jo vetem qe ka ofenduar dhe perbuzur muslimanet shqiptare te cilet perbejne 70% te vendit, por qeverisja e Rames dhe Lleshit ka bere goditjet me te renda ndaj komunitetit musliman ne historine e tij qe prej vitit 1967. Qeveria e Edi Rames i ka mbushur burgjet me hoxhallare dhe besimtare muslimane, te cilet jane burgosur per shkak te besimit te tyre Islam. Muslimanet qe nga Verdi Morava, Emine Alushi, Bekim Protopapa, Eduart Guza, Roland Kryemadhi, Erzen Uka dhe dhjetra te tjere qe jane burgosur apo jane ende neper burgje, dhe me qindra te tjere qe jane shoqeruar neper rajonet e policise me rastin e vizites se Papes, te ndeshjes me Izraelin etj; dhe mijera muslimane te tjere qe perndiqen, pergjohen, kercenohen, burgosen nga policia anti-muslimane e antiterrorit te Gledis Nanos dhe SHISH-it te Helidon Bendos tregojne mire dhe qarte qe ne Shqiperi, regjimi i Rilindjes se Edi Rames implementon politika shoviniste fetare qe shenjestrojne komunitetin musliman si komunitet armik.

shkrimi i plote: https://vk.com/olsijazexhi?w=wall4445…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne