Facebookun tuaj ju lutem: SHBA fillon tu kërkojë aplikantëve për viza informacion të plotë për mediat sociale

Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar tu kërkojë aplikantëve për viza që të paraqesin historikun e tyre pesë vjecar në mediat sociale, duke i kërcënuar se do të kenë “pasoja serioze për emigrimin” nëse ata përpiqen që të fshehin llogaritë e tyre.

Vizitorët e përkohshëm dhe ata që kërkojnë vendbanim të përhershëm janë të detyruar që këtej e tutje të plotësojnë formularët e rinj, të cilët kërkojnë të dhëna për mediat sociale. Aplikantët gjithashtu kanë mundësinë të deklarojnë se nuk i përdorin mediat sociale, por një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për The Hill se mashtrimi për këtë do të kishte “pasoja serioze për emigracionin”.

Pas vënies në dispozicion të llogarive të tyre të mediave sociale për një periudhë pesë vjecare, aplikantët duhet të tregojnë numrat e tyre të telfonit që kanë pasur gjatë këtyre pesë vjetëve, adresat elektronike dhe historikun e udhëtimeve. Ata gjithashtu do pyeten nëse anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë në “aktivitete terroriste”, megjithëse është e paqartë pse do duhej që dikush t’i përgjigjej një pyetjeje të tillë në mënyrë pohuese.

“Ky do të jetë një mjet jetik për të nxjerrë në pah terroristët, kërcënimet për sigurinë publike dhe individët e tjerë të rrezikshëm”, deklaroi zyrtari. Ai shpjegoi se llogaritë do ti nënshtroheshin një kontrolli dhe vëshgimi të plotë për mundesitë e lidhjeve me terrorizmin dhe se aplikimet për vizë do të kërkonin përfundimisht edhe një historik të plotë të udhëtimeve.

Kjo politikë është e padrejtë për udhëtarët, pasi i vendos ata në mëshirën e zyrtarëve qeveritarë, të cilët mund ta keqinterpretojnë lehtë një bisedë online, thotë Unioni Amerikan i Lirive Civile. Ai e kundërshtoi masën që vitin e kaluar kohë kur u propozua, sepse keqinterpretime të tilla mund të ishin të qëllimshme për të ofruar justifikimin se personat konsiderohen të padëshiruar.

“Ka një rrezik real të refuzmit të vizave pasi kontrollimi i mediave sociale mund të shenjestrojë në mënyrë të padrejtë emigrantët dhe udhëtarët nga vendet me shumicë muslimane të cilët mund të mos përbëjnë fare kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha në një deklaratë Hina Shamsi, drejtore e Projektit të Sigurisë Kombëtare të ACLU-së.

Politika kontraverse është pjesë e një verifikimi ekstrem që e ka origjinën nga një urdhër ekzekutiv i Presidentit Donald Trump të dhënë në marsin e vitit 2017. Që atëherë, turizmi në SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, veçanërisht prej vizitorëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, zonat më të prekura nga i ashtuquajturi “ndalimi musliman” i Trumpit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne