Fahrettin Altun i përgjigjet pretendimeve të Netanyahut për operacionin e Turqisë

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun reagoi ashpër ndaj pretendimeve për “pushtim dhe spastrimi etnik” që Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia e filloi në veri të Sirisë.

Në reagimin e tij të postuar në Twitter, Fahrettin Altun shkroi kështu: “Këto janë fjalët boshe të një politikani të turpshëm, i cili shikon në vitet e tij që do ti kalojë në burg për korrupsion, mashtrim dhe abuzim të sigurisë. Kurdët sirianë së bashku me 300 mijë të tjerë që ndodhen në mërgim në Turqi, janë nën mbrojtjen e Turqisë. Ne do ti shkatërrojmë të gjithë terroristët në rajon dhe do t’ju ndihmojmë sirianëve të kthehen në shtëpitë e tyre”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne