Fahrettin Altun: Pushtimi i tokave palestineze nuk do të legjitimohet kurrë

Përmes një postimi në median sociale, Altun deklaroi se Turqia kundërshton çdo masë që shkel ligjin ndërkombëtar dhe pengon zgjidhjen e drejtë.

“Teksa mbështet një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez bazuar në zgjidhjen me dy shtete, Turqia gjithmonë ka qëndruar pranë vëllezërve dhe motrave të saj palestineze. Ne kundërshtojmë çdo masë që shkel ligjin ndërkombëtar dhe pengon një zgjidhje të drejtë. Aktiviteti i vendbanimeve izraelite në Palestinë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe ndërgjegjen e njerëzimit pavarësisht politikave të SHBA-së. Nxjerrja e palestinezëve jashtë tokave të tyre është një shkelje e egër e normave ndërkombëtare dhe pushtimi i tokave palestineze nuk do të legjitimohet kurrë”, shkroi kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke në “Twitter”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi të hënën mbrëma (18 nëntor) se tashmë nuk i shikojnë më si të jashtëligjshme njësitë çifute të banimit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai theksoi se administrata e Presidentit Donald Trump do të ndryshojë qëndrimin për vendbanimet çifute të ndërtuara në Bregun Perëndimor të okupuar duke thyer precedentin që daton mbi katër dekada më parë.

Pompeo theksoi se vendi i tij do të largohet nga mendimi juridik i vitit 1978 i Departamentit të Shtetit, i cili vlerësonte se vendbanimet janë “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se “ai mendim nuk ndihmon në procesin e paqes” dhe argumentoi se ndërtimi i vendbanimeve çifute “nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” për Uashingtonin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne