Fakte dhe detaje nga “vrasja” e Fahri Balliut

Fahri Balliu është një personazh i medies që duke shfrytëzuar hapësirat e politikës ka mundur të çepkasë dhe të shqyej pafundësisht.

Me një histori që fillon si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës, Fahriu ia doli të bëhet demokrat, më pas spiun zyrtarisht i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe më vonë kthehet në botues.

Pasi botoi “Gazetën 55”, Fahriu kërkonte me çdo kusht që të etiketohej si hero i Partisë Demokratike. Qëllimi i tij ishte vetëm një që kur PD të vinte në pushtet “heroi” Fahri do të kishte fuqinë për vjedhje të legjitimuara.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Fahriu ka deklaruar se që në vitin 1997 është kërcënuar me vdekje nga komunistët e Vlorës. Në fakt kjo bën shumë çudi që komunistët të kërcënonin birin e tyre të lavdishëm.

Fahri Balliu dhe Ramiz Alia

Fahri Balliu dhe Ramiz Alia

Detajet

Sipas Fahriut këtë fakt ja ka thënë në prani edhe të një drejtuesi të lartë të PD, Gjergj Lezhja, një person në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme. Sipas Balliut ai dhe Azemi ishin kërcënuar me vdekje dhe mund të vriteshin nga komunistët e Vlorës.

Kur ka ndodhur ngjarja drejtori i krimeve në Ministrinë e Brendshme ka qenë Sokol Bizhga, i cili në fakt në atë kohë ka thënë se Azemin vërtet e kanë halë në sy, por nga të dhënat që kishte policia, Fahri Balliun as nuk e njihte kush dhe as kishte ndonjë të dhënë se ndonjë bandë apo grup ta shikonte si problematikë apo më tepër të kishte si qëllim vrasjen e tij.

Në prani të Sokol Bizhgës dhe Fahri Balliut, ka qenë dhe Gjergj Lezhja, i cili nuk pranoi të prononcohet për CNA.al

Burimet zyrtare i thanë CNA.al se e gjithë kjo histori me gjoja vrasjen e Fahriut është një trill i tij personal asnjëherë, askush në vitin 1997 nuk ka dashur ta vrasë Fahri Balliun. Ai thjeshtë ka gjetur një moment për të shpikur një histori të cilën kërkon ta kthejë në një ngjarje të vërtetë, për t’u shpallur si hero dhe demokrat i madh. Në fakt është një spiun i vogël.

Historitë e filmave të tij me vrasje janë të gjitha të sajuara dhe duan t’u shiten opinionit si të vërteta vetëm për qëllimin që thamë më sipër.

Mesa duket Fahriu ka qenë një frikacak dhe i llahtarisur krijonte skenarë për vrasjen e tij. Në fakt koha tregoi se askush nuk ka dashur ta vrasë, por spiuni dhe komunisti i vjetër Fahri Balliu gjithçka e përdorte për interesat e tij personale, të cilat pas ardhjes së tij në pushtet lidhen në Gërdec, në mbikalimin e kthesës së Kamzës, në Bypass-in Fier-Vlorë etj./ CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne